Ceka: "Nuk ka më njerëz që hanë salçiçet e tymosura të Mirela Kumbaros"

Postuar në 10 Tetor, 2017 20:52

Arkeologu i njohur Neritan Ceka i kërkon Prokurorisë të bllokojë punimet për ndërtimin e bar-kafesë në Parkun Kombëtar të Butrinit. Por sipas tij kjo ka pak gjasa të ndodhë pasi firma private që kryen punimet dhe projekti në fjalë ka mbështetjen e kryeministrit. 

"Ndërtimi atje po bëhet nga një firmë private që e kanë miq e familjarë të Ministres. Kjo ministri po shpenzon qindra mijë euro për këtë gjë. Këtu Ministrja ka mbrojtjen e Kryeminstrit.  Nuk ka asnjë gjasë që punimet të bllokohen, ato po bëhen me bekimin e Kryeministrit. Unë kam kërkuar një takim me të, por për të paskan më shumë rëndësi deklaratat e ministres se aty nuk ka asgjë. Kafene apo bëhet në pikën më delikate të Butrintit. Koha e specialistëve ka mbaruar, është koha e biznesit. Kryeministri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje"- theksoi Ceka për Report Tv. 

Ai thotë se ministrja duhet të japë dorëheqjen pasi ka gënjyer edhe për konsultimet me Unesco-n.

"Këta janë të tërë diletantë e sekserë, çfarë të shesin e çfarë të blenë. Nuk ka dokumentacion të rregullt, ministrja nuk tregon dokumentet, të thotë kush ka qenë arkeologu në fillim. Ky është një turp, gënjen edhe për UNESCO-n, Ministrja duhet të japë dorëheqjen". 
Sipas tij, nga pikpamja ligjore lej anuk është rregull sepse në dy këshillet, në Këshillin Kombëtarë të Restaurimit dhe Arkeologjisë, ka kaluar vetëm parimi dhe jo godina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.