Erdogan kërcënon me sanksione kurdët e Irakut

Postuar në 21 Shtator, 2017 14:31

Teksa  manovrat e vazhdueshme të ushtrisë turke në kufirin me Irakun nxjerrin në pah shqetësimin e Ankarasë për referendumin që autoritetet e Kurdistanit kanë njoftuar për të hënën e ardhshme, Erdogan ka kërcënuar kurdët e Irakut me sanksione ekonomike.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti turk i bëri thirrje qeverisë lokale të Masud Barzanit të anulojë referendumin, duke argumentuar se referendumi do të hapë një cikël të ri të konflikti dhe jostabiliteti në Lindjen e Mesme.m"Mos filloni një proces që do t'ju privojë edhe nga ato që keni"-deklaroi Erdogan.

Më pas duke folur për gazetarët që e shoqëronin në Nju Jork, ai kujtoi se Turqia e kishte mbështetur Barzanin gjatë gjithë viteve të mëparshme, duke shprehur pakënaqësinë e tij për faktin se ky i fundit e kishte injoruar atë në çështjen vendimtare të referendumit. "Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe qeveria do të shqyrtojë situatën në ditët në vijim dhe do të përcaktojë se çfarë lloj sanksionesh do të imponojmë nëse i imponojmë ato. Megjithatë, ato nuk do të jenë të zakonshme"-tha presidenti turk.

Pro sanksioneve pët kurdët është edhe opozita qemaliste, e cila bëri thirrje për një ultimatum 24-orësh ndaj udhëheqjes kurde. Ndër masat më të vështira që po diskutohen në shtypin turk është ndërprerja e shpërndarjes së naftës kurde nëpërmjet tubacionit Kirkuk-Ceyhan dhe embargoja tregtare e Turqisë ndaj Kurdistanit të Irakut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.