Kat'harsis publiçitar. Ministri i ri i Brendshëm, Xhafaj: Balilin nuk e kapëm vetë

Postuar në 19 Shtator, 2017 11:15

Një nga anët më të errëta të policisë shqiptare është padyshim moskapja e Kelment Balilit, për të cili kishte një urdhër ndërkombëtar arresti. Për mos arrestimin e ish-drejtorit të Transporteve të Sarandës policia dhe prokuroria ia hodhën fajin njëra-tjetrës, ndërsa ish-ministri i shumëdiskutueshëm Sajmir Tahiri mbante fjalime dhe jepte premtime se policia ishte afër kapjes, por iku pa lëvizur asgjë.  

Vota e 25 Qershorit u konsiderua si një lloj katarsisi dhe tani ministri i ri i Brendshëm flet pa teklif për një polici që me shumë gjasë ka dekonspiruar aksionin për kapjen e tij. Në një intervistë për "Tonight Ilva Tare", Xhafaj la të kuptohet se mosarrestimi i Balilit është një njollë që implikon rëndë policinë e shtetit dhe kësisoj edhe qeverinë e mëpërashme, ndonëse ministri nuk flet për përgjegjësi politike.
"Me të thënë të drejtën, në qoftë se ka një gjë që nuk e bën të ndihet mirë policinë e shtetit ky është një ndër rastet. Besoj nuk e nderon policinë e shtetit dhe jo vetëm policinë por edhe agjenci të tjera që janë angazhuar. Kam pasur angazhim intensiv dhe kemi diskutuar me ta dhe partnerët dhe besoj do të bëjë pjesë në ato çështje që do të vendosë në tavolinë dhe nuk besoj se do të jetë një nga ato çështje që do të mbetet e pa zbuluar që do të duhet të ketë vëmendjen time për të orientuar strukturat e policisë"- deklaroi ministri.

Debati vijon si më poshtë:

Tare: Është në Shqipëri apo i arratisur?

Xhafaj: Një javë kam që jam në detyrën e ministrit.

Tare: Ka përgjegjësi policia?

Xhafaj: Pa dyshim që ka përgjegjësi.

Tare: Flas për dekonspirim operacionesh

Xhafaj: Në këtë fazë jo! Besoj! Janë çështje që janë në hetim.

***

Kuptohet, qeveria është në një fazë që kupton gabimet dhe vetëpërjashtohet nga përgjegjësitë penale, ashtu siç veproi me drejtorët e hipotekave që ndonëse në shkelje të ligjit u amnistuan dhe falenderimi që morën për batërdinë me pronat ishte vetëm shkarkimi publiçitar nga kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.