Belgjikë, gjendet nëndetësja gjermane e LIB me 23 trupa brenda

Postuar në 19 Shtator, 2017 21:01

Pranë brigjeve belge është gjetur së fundmi një nëndetëse gjermane e Luftës I Botërore me 23 trupat e ekuipazhit brenda. Nëndetësja është gjetur e paprekur dhe sipas Guvernatorit të Flandrës Perëndimore, Carl Decaluwe, “gjetja është tepër unike”.

“Dëmtimi ishte në pjesën e përparme, por nëndetësja është e mbyllur dhe aty janë ende 23 njerëz në bord”, citon Associated Press.

Mjeti i gjetur është 27 m i gjatë, 6 m i gjerë i pozicionuar në kënd 45 gradë në thellësinë 25-30 m poshtë sipërfaqes së ujit. Nga forma e goditjes mendohet se ajo ka kapur në një minë dhe për pasojë ka pësuar dëmtime në dy tuba siluresh. Gjatë Luftës I Botërore, në Bruzh u stacionuan 18 nëndetëse me Flotiljen e Flandrës, kjo mes viteve 1915-1918. Prej tyre 13 u shkatërruan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.