Bashkëqeverisje me hallet e vetëraportuara të qeverisë

Postuar në 27 Gusht, 2017 14:41

Në Asamblenë e Partisë Socialiste u prezantua edhe një përmbledhje e dëgjesave publike në kuadër platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët. Prezantimi u bë nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Milva Ekonomi. 

Shifra më interesante ishte se shqetësimet e qytetarëve për ekonominë ishin në masën 12 për qind, ndërsa preokupmi kryesor i 616 dëgjesave ishte gjendja e rrugëve dhe institucionet. Statistikisht të dhënat janë përpunuar nga stafet e kryeministrit, por vështirë të besohet se 88 për qind e shqiptarëve nuk kanë shqetësim mikroekonominë, por mendojnë në nivel makro. Le të supozojmë se halli i një fshatari këtu ku ka ardhur gjendja nuk është tregu bujqësor apo kostot e podhimit, por rruga që i kalon në mëhallë po që e çon në fshatin ngjitur. 

Ky shqetësim që sipas ministres Ekonomi zë vendin e parë në degjesat publike, reflekton nevojat e fshatit dhe jo të qytetit aty ku është përqëndruar popullsia urbane. Nisur nga këto të dhëna qeveria e re do orientojë edhe shpenzimet publike ku sipas ministres parashikohen 100 mln dollare financime për rrugët rurale.

Sipas ministres Ekonomi në top shqetësimet e publikut ishte dhe çështja e legalizimeve, një tjetër sektor ku qeveria parashikon ndërhyrje të cilën mesa duket e justifikojnë edhe operacionin e radhës për të legaliziuar pronat në zonat turistike dhe ato të mbrojtura. 

Nëse mund ta quajmë axhendë politike fokusimin në zhvillimin e fshatit këtë nuk e kemi dëgjuar dhe statistikisht nuk pasqyron shqetësimet reale që prekin edhe jetën e popullsisë urbane. Në këtë kuptim edhe degjesat publike ngrenë shumë pikëpyetje mbi vefshmërinë statistikore apo studimore që prezantohen si lexim i realitetit. Jashtë realitetit duket edhe objektivi i shpallur për hapjen e 220 mijë vendeve të reja të punës.

Sërish shumë paqartesi nga prodhohet një shifër e tillë, që qeveria e sheh si potencialisht të mundshme. 220 mijë vende të reja pune? Ku? Në cilin sektor, mbi çfarë projektim investimesh të huaja apo vendase le të themi, mbi çfarë plani zhvillimi. Dhe ajo që mbetet pyetja kryesore 220 mijë vende të reja pune mbi 300 mijëshin e realizuar në mandatin e parë. Retorika dhe shifra që nuk provohet i lejojnë qeverisë të bëjë xhonglime të tilla që progresivisht mund të na bëjnë të besojmë se mandatin e ardhshëm do punesojë 500 mijë shqiptarë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.