Politikë për vete, radha e pushtetit të legalizojë pasuritë

Postuar në 22 Gusht, 2017 18:08

Pa ikur mirë vapa e gushtit qeveria surprizoi me një lajmërim të Agjencisë së Legalizimeve për  t’i hapur rrugë formalizimit edhe  të rreth 160 mijë  ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e Republikës. Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame tha se kjo do të mundësohet pas ndryshimeve ligjore që do t’i bëhen ligjit aktual, pa dhënë më shumë detaje se për çfarë objektesh bëhet fjalë.

Respublica mësoi se ndryshimet në ligjin e ri do të mundësojnë legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat turistike, rrugët kombëtare apo zonat e mbrojtura. Me pak fjalë ajo që nuk ndodhi  në 4 vitet e shkuara nuk ka për të ndodhur kurrë, fadromat e shtetit nuk do t’i shohim as në Durrës, as në Vlorë, as në Sarandë dhe as në Ksamil duke prishur  ngrehinat e betonit që ngrihen thuajse mbi det. Qeveria ka vendosur të lëgalizojë krimet urbane në zonat turistike dhe kësisoj të aministojë nga çdo përgjegjësi ligjore ish-zyrtarët që kanë nxitur apo toleruar këto krime.

Paralelisht me këtë lajmërim shteti bën sikur tregon dhëmbët me paligjshmërinë duke nxjerrë në të njëjtën ditë Drejtoreshën e Inspektoratit Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit, e cila në  njё aksion nё Gjirin e Lalёzit flet per ashpërsinë e ligjit mbi  objektet  që nuk kanë respektuar lejet e ndërtimit. “Loja, merr lejen, shkele lejen sa dhe si tё duash, pastaj legalizo shkeljen pёr pesё lekё, do tё marrё fund”, ka thёnё Bici. Cinizmi  shkon deri aty sa kryeinspektorja Bici paralajmëron në emër të barazisë dhe shtetit të së drejtës se  “Shqiperia, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur”. http://lexo.al/dallendyshe-bici-bregdeti-nuk-t%D1%91-jet%D1%91-m%D1%91-n...

Pikërisht në këto zona qeveria ka vendosur të legalizojë ndërtimet  pa leje, zonja Bici kujdeset që askush të mos hyjë në gardhin e tjetrit. Janë 160 mijë ndërtime pa leje që priten të legalizohen dhe  pyetja është nëse do rishohim të njëjtën shfaqje që pamë katër vitet e shkuara, kryeministrin duke shpërndarë leje legalizimi. Me shumë gjasa jo, sepse tani është radha e pushtetit të legalizojë pasuritë e vëna me xhaketat, vulat e shtetit apo paratë e trafikut të drogës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.