ndertimet pa leje

Nxirri me emra

Postuar në 22 Nëntor, 2022 12:57

Ka një video në Facebook Edi Rama. E hodhi dje. E nis me një zhurmë firmosjeje që hidhet me hapje parakrahu se kështu e kanë uraganët e historisë. Më pas vazhdon fabula : kam firmosur urdhër konfiskimet për 15 ndërtime në shkelje, ose pa leje. Në fund dojset. Dhe mes firmës që duket se nis si hedhje çekiçi me malin e dosjeve mbi të cilat zoti Rama rri natë e ditë zgjuar teksa prokuroria fle, parakalon strofa më e bukur: Ju gënjeni, unë punoj. Ndërkohë që nuk kemi as një istë të objekteve që janë vënë në konfiskim, studiove zbatuese, administratorëve e kështu me radhë.

Ministri i Brendshëm bën zbulimin e madh: Ndërtimet pa leje janë pa leje dhe nuk lejohen më

Postuar në 20 Qershor, 2020 13:25

Vera erdhi dhe qeveria shqiptare e Edi Ramës nuk e humbet rastin të bëhet sërish qesharake. E arrin në mënyrë të përkryer këtë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që shfaqet lart e poshtë me kërcënime dhe shantazhe për gjoba dhe dënime penale. Në Sarandë dhe Vlorë vitin e kaluar, Lleshaj kërcënoi për zbrazjen e plazheve nga zaptuesit, një realitet që ka qenë aty për vite të tëra dhe kurrkush nuk është kujtuar të bëjë diçka. Këtë vit, z. LLeshaj është lëshuar poshtë për të kujtuar se askush nuk mund të bëjë ndërtime pa leje.

Ndërtimet pa leje, kur qeveria të tregon edhe ligjin edhe Maliqin

Postuar në 29 Gusht, 2017 11:03

Policia ka nisur një aksion kombëtar për goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, duke  u bërë jehonë arrestimeve që ka kryer në të gjithë territorin. Diçka e ngjashme me represionin ndaj debitorëve apo vjedhjesve të energjisë gjatë operacionit të famshëm për disiplinimin e pagesave ndaj OSHEE. 
Ditët e fundit ka raportime për evidentimin e rreth 70 ndërtimeve pa leje dhe dhjetra të arrestuarve. Për të kontrolluar çdo abuzim mbi territorin, qeveria ngriti  Inspektoriatin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, i cili për 4 vjet veproi nën urdhërat e Dallëndyshe Bicit. 

Politikë për vete, radha e pushtetit të legalizojë pasuritë

Postuar në 22 Gusht, 2017 18:08

Pa ikur mirë vapa e gushtit qeveria surprizoi me një lajmërim të Agjencisë së Legalizimeve për  t’i hapur rrugë formalizimit edhe  të rreth 160 mijë  ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e Republikës. Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame tha se kjo do të mundësohet pas ndryshimeve ligjore që do t’i bëhen ligjit aktual, pa dhënë më shumë detaje se për çfarë objektesh bëhet fjalë.

Fotokopja e Shqipërisë, Maqedonia legalizon 180 mijë ndërtime pa leje që nga viti 2011

Postuar në 11 Qershor, 2017 10:08

Ndërtimet pa leje janë një llojë emëruesi i përbashkët në Ballkan. Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që dihet që e kanë këtë problem, pak ditë më parë bëri bujë lajmi I prishjes së një xhamie pa leje në Beograd. Mirëpo duket se nuk mbaron këtu. Maqedonia fqinje ka pothuajse të njëjtën përhapjentë dukurisë sa Shqipëria. Agjencia “Mia” raporton se Kadastra maqedonase ka bërë të ditur legalizmin e 180 mijë shtëpive dhe ndërtimeve pa leje që nga viti 2011 kur nisi procesi në fjalë.

Subscribe to RSS - ndertimet pa leje