Ambasada hollandeze konfirmon vërtetësinë e raportit mbi vizat

Postuar në 21 Gusht, 2017 17:51

Teksa në Tiranë flitet për afrimin me Europën dhe hapjen së shpejti të negociatave me Bashkimin Europian, në Brukesl Shqipëria po diskutohet si një vend kandidat për në karantinën e atyre që nuk meritojnë lëvizjen e lirë.

Karantina që rrezikon vendi për shkak të durimsosjes së autoriteteve holandeze nga kriminaliteti shqiptar nuk është një tymnajë në media siç deshi ta përkthejë qeveria, por një rrezik real që Shqipëria të pezullohet nga marrëveshja Shengen, të paktën në raport me Hollandën. Ambasadorja e këtij vendi në Hollandë pranoi për Ora News ekzistencën e këtij dokumenti dhe çështë më e rëndësishmja, faktin që ky raport po studiohet nga autoritetet e vendit të saj.

“Ne jemi në dijeni të artikujve të shtypit gjerman në lidhje me një raport konfidencial nga policia holandeze për sa i përket zgjerimit të krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë. Ky raport aktualisht po studiohet nga Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë nuk ende nuk i është prezantuar Ministrisë zyrtarisht”-citohet të jetë përgjigjur ambasada hollandeze.

Kujtojmë që ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati duke iu referuar lajmit foli për kukuvajka dhe 25 qershorin, me aludimin se lajmi është fabrikim i opozitës. Por shqetësimi është real dhe ajo që nuk kuptohet është se kush janë kukuvajkat që flet ministri, përballë fakteve dhe konfirmimit se Shqipëria diskutohet për të dalë nga marrëveshja Shengen dhe t’i rikthehet regjimi i vizave. Ndonëse shqetësimi dhe raporti është përcjellë nga policia holandeze, nuk mund të thuhet se në këtë valle është vetëm Hollanda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.