Turqia rihap çështjen e kufirit detar më Greqinë

Postuar në 16 Gusht, 2017 10:43

Ministri i Punëve të Jashtme, të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka rihapur debatin në lidhje me kufirin detar me Greqinë. Shefi i diplomacisë turke, në përgjigje të një pyetje në parlamentin turk, tha se mes Turqisë dhe Greqisë ka një numër të problemesh të ndërlidhura në Egje. "Mes problemeve është statusi i disa ishujve të Egjeut dhe  fakti që nuk ka kufij detare të përcaktuar nga një marrëveshje ndërkombëtare mes Turqisë dhe Greqisë, e cila të jetë në fuqi”- argumentoi në mënyrë specifike Mevlut Çavusoglu.

Ai theksoi se  traktatet ndërkombëtare që shprehen për sovranitetin e ishujve të Egjeut janë Traktati i Lozanës i vitit 1923 dhe Traktatin e Parisit të vitit 1947, duke nënvizuar se këto marrëveshje përmbajnë detaje analitike mbi sovranitetin e ishujve.

"Në këtë kuptim, problemi ka të bëjë me interpretimin e neneve të përmendura në Traktatet e Lozanës dhe Parisit"- tha ministri i jashtëm turk duke shtuar "Siç është e njohur, çështjet në Egje janë diskutuar në kontekstin e kanaleve ekzistuese të komunikimit në mes të Turqisë dhe Greqisë. Vendi ynë dëshiron të gjendet një zgjidhje e drejtë  për  të gjitha problemet në kontekstin e ligjit ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh të drejtat dhe interesat themelore te dy vendeve"

Çavusoglu theksoi se që nga viti 1996 Ministria e Jashtme turke ka  shprehur pozicionin e saj në lidhje me çështjet në detin me Egje dhe propozimet për zgjidhje."Në këtë kontekst, ne kemi njoftuar se nuk do të pranojmë situata de facto të krijuara nga Greqia, mbi formacione gjeografike që kanë një status të kontestuar. Pikëpamjet tona u janë bërë të ditura në çdo nivel autoritetet greke dhe janë përcjellë në formën e protestës edhe nga Ministria e Jashtme në mënyrë që qëndrimi ynë të regjistrohet edhe në formë të shkruar"

http://www.protothema.gr/politics/article/705568/proklisi-tsavousoglou-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.