Për çfarë vlen kjo?

Postuar në 16 Gusht, 2017 14:46

Ka disa raportime nga se në pikat e kalimit doganor të Shqipërisë policia shqiptare nuk po lejon kalimin e shtetasve shqiptarë pasaporta e të cilëve skadon brenda 3 muajve nga data e paraqitjes në kufi. Nuk jepet asnjë arsye për këtë sjellje që duket se buron nga një urdhër i policit Haki Çako, për masat e kontrollit në kufi. Pa arsye dhe pa ndonjë sqarim, qytetarë që raportojnë këtë gjë, thjesht kthehen me interpretimin personal se “nuk u lamë të kalonim sepse dyshonin se mos nuk kthehemi më”.

Po kështu raportimet për shënime në pasaportë nga doganierët grekë janë të përhershme, sërish pa sqarime dhe në shkelje flagrante. Ndoshta nuk është situatë e përgjithshme, por edhe pak raste sikur të jenë, këto shaka vlejnë vetëm për një shtet paçavure siç është ky yni.

Është një situatë shumë irrituese që nuk respekton asnjë të drejtë. Si nga shteti shqiptar, diçka e kuptueshme pasi drejtohet nga “shtetarë” që mund të jenë në kërkim ndërkombëtar, ashtu edhe nga shtetet pritës, sidomos Greqia që e ka të vjetër zakonin e kryqit mbi pasaportën shqiptare.

Shqipëria ka prezencë konsullore në Janinë, në Selanik, në Bari, në Romë dhe në Milano, por vallë vlen barra qeranë që të kërkosh me ndonjë telefonatë dikë në këto garsionera diplomatike që janë foleja e dallëndysheve partiake? Nuk vlen me siguri, sepse dinjitetin nuk ta jep asnjë rrogë. Ndaj bëni hall! Shtyhuni si  të shtyheni në dogana me policë shqiptarë e grekë, fundja një erë mbajnë të gjithë. Ose jepini drejtim: bëni shqiponjën mbi gjoks se mbase aty afirmohet krenaria e mbetur nga një shtet zhgarravinë që pështymën e përçmimit që merr përditë nga “partnerët” patjetër që e shpërndan te populli i vet.

Comments

Submitted by ciaoAlbania (not verified) on

akoma vetem me pasaporte shqiptare juve?!
nje zgjidhje tjeter qe nuk e ke dhene aty eshte shume e thjeshte: mer nje pasaporte rehatie: kanadeze ose amerikane per vetem 3 vjet po qe se i luan guret tamam (mgjse tashti eshte bere keq dhe per to nashti).
ke shume te drejte per rastet e trajtimit te pasaportes shqiptare shume keq. shihe se cfare i bejne ne ballkan e me gjere pasaportmbajteses, vetem prej pasaportes qe mban:

https://edliragjoni.wordpress.com/2016/10/02/opiumi-i-radhes-o-sa-mire-m...

po s'ka se si te jete ndryshe se pasaporta e nje shteti pacaure e zhgarravine (une e quaj shtet BANANEJE) sic e thua dhe vete, vetem lecke e defter bakalli (jemi te papare per shprehje, por kjo dmth tamam si defteri i shitesit ku shkruhej cdo gje e fshinte duart e ndotura here mbas here) mund te jete, asnje gje tjeter.

e qe ti bie shkurt a derman : e kam dhe une nje pasaporte si kjo e jotja. bile dhe me chip! se kjo ne foto tamam ehste per te bere aeroplane kalamajsh. por e perdor vetem kur shkoj per ndonje rrege ne Brasil a Turqi se nuk paguajme per te hyre ne kufi (si ndodh dhe me keto pasaportat e tjera). Ose e kam, larg qofte po na coi rruga andej nga vendet arabo-muslimane se ata na identifikojne si muslinane ne shqiptareve. kaq se nuk me hyn ne pune as kur hyj ne shqiperi. me jep Amerika shume me teper mbrojtje se shteti shqiptar, kur ec rrugeve te shtruara taze te lali erit. me fal nqs kjo te ben te ndihesh me keq edhe brenda ne shqiperi ku nuk te hyn fare ne pune pasaporta shqiptare as ty as mua.

Submitted by Astrit (not verified) on

Ceshtja e respektimit te pashaportes shqiptare nga autoritetet e Shqiperise eshte e drejte te shtrohet si ne shkrimin me siper, sepse ndryshe nuk do te zgjidhet kurre. Dhe nuk eshte as e pamundur e as e tepert te kerkohet kjo zgjidhje.
Per punen "pashaporta ime eshte me e mire se pashaporta juaj", mua me duket qe jemi krejt jashte temes. Ka shume shqiptare qe nuk duan te ikin ne emigracion dhe te largohen nga vendi i tyre. Dhe nuk eshte fare e vertete ajo qe shkruhet se pashaporta shqiptare nuk respektohet nga vende te tjera; mbase ne Greqi e ne ndonje fqinj ballkanik keto gjera ndodhin per arsye specifike. Por une (megjithese si autori i ketij komentit me siper kam dy pashaporta te tjera "me te mira"), vazhdoj tendom e perdor pashaporten Shqiptare ne vendet e EU, e kam perdorur ne Kine, Kore te Jugut, Thailande e Singapor, dhe ne asnje rrethane nuk jam ndier keq qe e kam perdorur. Thjesht zero incidente apo diskriminim. Une vazhdoj dhe e perdor gjithmone dhe kam nje koleksion vizash dhe vulash ne te, dhe do te vazhdoj e ta rris ne te ardhmen.
Ajo qe ben disa nga bashkatdhetaret tane te diskriminohen nuk eshte thjesht ngjyra e pashaportes por statusi ekonomik. Por pavaresisht arsyeve, cfare shije te keqe le kur nje shqiptar u meson shqiptareve te tjere si te perbuzin nje nga shenjat e identitetit te tyre...

Submitted by ciaoAlbania (not verified) on

o Astrit,
duhet te dish dicka : pasaporta amerikane ka peshe. nuk e di ta shpejgoj se ndoshta tingellon ne shqip nje cike e paqarte. dmth qe kur e sheh ai spurdhiaku officer emigracioni ne EU nuk e ben shume te gjate sepse e di ti nuk ke probleme ekonomike dhe po vjen te kontribuosh te kunderten ne vendin e tij, pra tu japesh e harxhosh fonde.
plus qe e di se nje telefonate ne ambasaden amerikane i krijon me shume probleme se edhe shefi i tij.
lexoji dhe nje here me vemendje ato historite e asaj goces se ajo nuk ka fare probleme ekonomike po thjesht i prezantohet botes si shqiptare.
e ato qe shkruan shteti shqiptar ne pasaporten e tij nuk i pjerdh njeri se e dine qe ehste nje shtet mafiozesh e qeveri pacaureje. shih cpo bejne shtetet e EU te kthejne regjim vizash me shqiperine.
Sa mire qe ke pasur ekserienca te mira ne Azi. e di pse? sepse nuk i behej vone fare per ty njeriu dhe e dine qe je kalimtar aty. shyqyr qe nuk te ka ndodhur se me pasaporte shqiptare aty je si me qene ne ishujt e pacifikut ata te humburit ku nuk ke ndihme per asnje gje.
pse pasaporta kanadeze eshte e mire ... ta them une: sepse me nje marveshje te kohes se qepes me Britanine (dhe mqs ne kanada QUEEN ESHTE KOKA E SHTETIT) ti mund te shkosh kur te duash te kerkosh ndihme ne nje konsullate britanike duke qene kanadez. dhe UK ka numrin me te madh te konsullatave ne bote. e ja per kete e do pasaporten qe te te afrohet ndihme kur je ne mes te ruges dhe te dihet qe je antar i nje vendi qe vjen e te ndihmon kudo.

absorboji keto nje here pastaj flasim per ata shqiptaret qe kane vendosur te rine ne ate shithole.

Submitted by Eli (not verified) on

Prsh kam mar nje kryq me shkronjen F ne pashaport te hungarezi mund tme thoni ju lutem cfare kuptimi ka

Submitted by tomor misirik (not verified) on

kam mare ne pasaport me shronjen f nuk e kuptoj.me sqjaroni

Submitted by tomor misirin (not verified) on

c do te thote shkronja f ne posaport

Submitted by Marash poti (not verified) on

Kam marre nje vule ne pashaport dhe dy shkronja f dhe g

Submitted by Ela (not verified) on

Ca do të thot kryq të pashaporta dhe shkruajtur CH

Submitted by Andreas (not verified) on

Nuk mund te kerkohet respekt nga nje shtet i huaj qe e di shume mire se vete shteti yt nuk ka respekt per ty. Ashtu sikurse respekti qe shteti yt ka per ty, nuk fillon nga passaporta jote. Ka shume e shume kritere te tjera qe duhen respektuar, pastaj ka disa vende bosh e ne fund arrihet tek passaporta. Respekti i shtetit tend duhet te filloje duke te garantuar shendetin, te drejten per shkollim, per pune para dhe pas shkollimit, per drejtesi, per pronen tende, per siguri ne familje dhe ne rruge. Ku jane te gjitha keto?! Ne cilen pike jemi, se te arrihet te qahesh per pashaporten, do te thote qe te gjitha keto te tjerat qenkan ne terezi dhe sinqerisht nuk me rezulton.

Submitted by Raidi (not verified) on

Kam mar njer kryq ne pashparot nga Greqia... si ta kuptoj nese me esht hequr sepse km mar para 3 vitesh

Submitted by Ernest Gurakuqi (not verified) on

prsh dua te dija sepse kam mar nje kthim ne gjermani dhe me kan ven shkronjen C,I pse nuk lejojn te kaloj doganen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.