Lista “e zezë” e himariotëve që do u hiqet shtetësia greke

Postuar në 12 Gusht, 2017 19:22

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim ku bën fjalë për një nismë të qeverisë greke për t’i hequr nënshtetësinë greke shumë himariotëve apo banorëve të bregut, të cilët punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe  rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë.

Në duart e ministrit të Brendshëmm, Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek. Kohët e fundit, ministri Skourletis nënshkroi heqjen e shtetësisë greke kryetarit të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, një bashkëpunëtor i ngushtë, sipas gazetës, i planeve të kryeministrit shqiptar Edi Rama për dehelenizimin e zonës. Vendimi i ministrit të Brendshëm u parapri nga një mendim i arsyetuar i Këshillit të Shtetësisë, i cila arsyetoi se kryetari i bashkisë Himarës "ndërmori shërbim publik jashtë vendit, në kundërshtim me interesat e Greqisë." Në "listën e zezë" të ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e  pronave të minoritarëve dhe "brezin" e ashtuquajtur Riviera Shqiptare.

Disa emra të listës së zezë dhe përshkrimet sipas gazetës:

Fotis Karavelas: Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës. Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësisë në zonnën e Himarës dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimades. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokëdhima: Kryeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarë grekët e Epirit të Veriut.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të emigrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve,

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.

http://www.protothema.gr/greece/article/704828/i-athina-afairei-tin-elli...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.