Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme para një konflikti për ujin

Postuar në 04 Gusht, 2017 13:32

Vitet e fundit Lindja e Mesme dhe Afrikëa e Veriut kanë tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për shkak të tensionit që erdhi si rezultat i Pranverës Arabe të vitit 2011 e tutje. Për çështjeve ekzistuese, pritet t'i shtohet dhe mungesa e burimeve ujore në veçanti. Rritja e kërkesës për ujë për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë shtojnë rreziqet për konflikte të reja në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë, kërkesa për ujië do të rritet me 35-45% në vitin 2035.

Uji luan një rol kyç në sektorë të ndryshëm të tilla si bujqësia, ekonomia dhe shëndeti. Zona të tilla si Nili, Tigri, Eufrat dhe gadishulli Arabik paraqesin rreziqe për konflikte të mundshme në të  ardhshmen. 

Nil është lumi më i gjatë në Afrikë dhe gjatësia e tij arrin në 6 669 km. është një popullsi prej 200 milionë banorësh që përfiton nga burimet e Nilit, nga të cilët 100 milionë jetojnë pothuajse me 1 dollar në ditë.

Vendi me ndoshta varësinë më të madh të këtij lumi është Egjipti. Edhe pse është vendi më i madh në botën arabe, nevoja e lartë për burimet ujore e bën atë të pambrojtur. Kjo situatë është ndikuar negativisht dhe nga rritja e popullsisë. Popullsia pritet të arrijë nga 81.1 milionë banorë në 123.5 milionë në vitin 2050.

Përveç Egjiptit, një prani të fortë në lumin Nil synon edhe Etiopia, si një nga vendet me normën më të shpejtë të rritjes ekonomike. Sot Etiopia është ndër 10 vendet me normën më të lartë të normës së rritjes së popullsisë në botë. Popullsia e tanishme është 85 milionë. Ndërsa në 2050 pritet të tejkalojë 145 milionë banorë. Vetëm 44% e popullsisë përdor ujin e pijshëm. Për të përmirësuar standardin e jetesës dhe për të shmangur prishjen e prodhimit bujqësor ku bazohet më së shumti ekonomia, Ethiopia kërkon të përmirësojë qasjen e saj ndaj burimeve ujore për të luftuar thatësirat e shpeshta.

Lidhur me Sudanin pavarësisht nga paqëndrueshmëria politike, vendi ka zhvilluar politikat e ujit,  në mënyrë që të ketë sa më shumë përfitime. Sektori i bujqësisë bazohet në  90% të tij në burimet e Nilit, ndërsa konsumon 97% të ujit.  Parashikohet një rritje e popullsisë nga me 43 milionë banorë në 91 milionë në vitin 2050.

Eufrati është lumi më i gjatë në Lindjen e Mesme, gjatësia e tij arrin 2760 km. Lumi Eufrat është i rëndësishëm për Turqinë, Sirinë dhe Irakun. Sidomos pjesa që kalon në Siri ndihmon në pjellorinë e tokave. Në mënyrë të veçantë Turqia siguron 90% të ujit, nga Eufrati, ndërsa Siria 10%. Sa i përket lumit Tigër, ai vjen nga malet e Anadollit në Turqi dhe kalon në Gjirin Persik. Gjatësia e përgjithshme është 1900 km. Të dy lumenjtë janë vendimtarë për sigurinë e ujit në rajon, në veçanti për Sirinë dhe Iraku.
Stabiliteti ekonomik i Irakut dhe Sirisë mbështetet kryesisht në menaxhimin e ujit nga Ankaraja. Thatësira e viteve 2007-2009 ka ulur nivelet e ujit në lumenjtë  Tigër dhe Eufrat duke përgjysmuar prodhimin e drithërave si në Irak dhe në Siri. Në Siri, 1.3 milionë njerëz janë prekur nga kjo krizë, duke humbur 90% të të ardhurave, ndërsa  65.000 familje u larguan nga shtëpitë e tyre. Në Irak, 100,000 emigrantë lanë zonat e prekura veçanërisht në veri, ndërsa parlamenti irakian i kërkoi Ankarasë më shumë ujë.
Gadishulli Arabik është me interes të veçantë në lidhje me pamjaftueshmërinë e burimeve ujore. Omani, Jemeni dhe Arabia Saudite po përballen me probleme që kanë nevojë për vëmendje.
Problemi kryesor në Oman fokusohet te klima, e cili është johidrike. Një shembull tipik është se reshjet në veri të Omanit janë më pak se 20 mm, ndërsa  80% e ujit të pijshëm nuk rrjedh në intervale të rregullta për shkak të kostove të larta të kërkuara,. Përveç kësaj procesi lëshon gazra serë të dëmshm. 
E njëjta situatë e pafavorshme është edhe në Arabinë Saudite. Çfarë e bën të ardhmen pesimiste është mungesa e liqeneve dhe lumenjve, sepse 98% e ujit vjen nga nëntoka dhe çështë më kryesorja nuk ka asnjë burim alternativ të pompimit të ujit. Rezultat i mungesës së ujit është ndërprerja e projektit të prodhimit të grurit që ka zgjatur tre dekada, duke bërë që importet  të arrijnë 3 milion ton grurë. Kjo varësi nga importi në sektorin e drithërave do të ketë një ndikim negativ si në ekonomi dhe përmbushjen e nevojave ushqimore.

Problemi më i madh në këtë zonë gjeografike është Jemeni Sipas të dhënave nga UNDP-së Jemeni zë vendin e 140 nga 182 vende në aspektin e zhvillimit. 1/5 e popullsisë është kequshqyer, 42% jetojnë në varfëri, ndërsa 80% jeton në zonat rurale dhe varen direkt nga furnizimi me ujë. 

Varfëria është një nga kërcënimet më të mëdha që të kombinuara nga mungesa e burimeve dhe rritja e popullsisë kërkon bashkëpunimin midis shteteve në dobësimin e këtyre fenomeneve. Tre Zonat e përmendura kërkojnë vëzhgim të veçantë në të ardhmen e afërt për të shmangur një front të ri të konfliktit që do të përkeqësojnë më tej klimën e paqëndrueshme.

http://www.huffingtonpost.gr/giorgos-koulouris/o-_17_b_17601384.html?utm...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.