Sistemi elektronik i votimit në SHBA, krejtësisht i pasigurtë

Postuar në 30 Korrik, 2017 15:13

Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA hynë në histori si një proces zgjedhor që u kryen nën ndikimin e shërbimeve ruse. Madje kandidatja demokrate Hillary Clinton, deklaroi se ajo humbi zgjedhjet për shkak të ndikimit rus dhe kreut të FBI-së, Bill Comey. Nga ana tjetër procesi i votimit, i kryer në rrugë elektronike, u verifikua si i pacenuar. Çka do të thotë se makinat e votimit elektronik nuk i ishin nënshtruar sulemeve apo hakerimit.

Tjetër histori po zhvillohet aktualisht debatin për rolin e ndikimit të shërbimeve ruse dhe spiunazhit kibernetik. Mirëpo nga deklaratat bombastike tek e vërteta ka ndryshim dhe në kohën e teknologisë kjo është e verifikueshme. Në një konkurs në Las Vegas, disa hakera thyen me sukses makinat elektronike të votimit që përdoren në zgjedhjet amerikane brenda 90 minutave. Hakerave iu dha kontroll në distancë mbi makinat dhe brenda disa minutave dolën në pah probleme serioze. Disa pajisje u verifikuan se kishin porta fizike që mund të përdoreshin për të instaluar pajisje me softuere infektuese. Të tjera kishin lidhje të pasigurta wifi apo edhe përdornin softe të vjetër me probleme sigurie si Windows XP.

Evidentimi i të gjithë kësaj problematike u krye përmes një gare të ideuar nga Jake Braun nga Cambridge Global Capital që ka pranuar se “sistemet tona të votimit janë padyshim të dobëta”.

Aktualisht një komision i drejtuar nga zv.presidenti Mike Pence po heton nëse pati mashtrime në zgjedhjet e vitit 2016,  por shembulli i Las Vegasit tregon se problemi është brenda sistemit. Është e thjeshtë të imagjinohet se çfarë mund të ndodhë në nje vend si Shqipëria, politika e të cilit kërkon instalimin e sistemit elektronik, duke e renditur sigurinë si element të fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.