Lufta e Tretë Botërore dhe Pax Technica

Postuar në 31 Tetor, 2016 17:35
Intervistoi: Daniela Monti

Në Padova të Italisë më 3 nëntor të këtij viti mbahet takimi me temë: “Lufta e Tretë Botërore”. Corriere della Sera i ka marrë një intervistë të shkurtër folozofit italian, Emanuele Severino, autor i librit të njohur “Thelbi i nihilizimit”, të cilit i drejton pyetje për konfliktin dhe natyrën e tij në botën e sotme. Severino flet për një domimim të teknikës përmes garës teknologjike, një thuajse ndryshim qytetërimi, i cili realizohet si humbje e kontrollit të “forcave tradicionale” mbi qëllimet e tyre fillestare. Teknika ka kështu aftësinë e transformimit nga mjet në strukturë dhe konfigurim për shkak të faktit se kjo garë nuk ka si “finalitet njeriun”. Një qasje që tematizon një shqetësim të kohëve tona, duke e parë problemin më thellë sesa përplasjet politike.

Profesor Severino është e mundur një luftë e tretë botërore? Dhe pse i duhet bërë kjo pyetje filozofisë?

Mundësia për një luftë të tillë pranohet edhe nga shkencëtarët, mjafton të mendoni për parashikimet e George Friedman. Fërkimet dhe ndasitë mes Rusisë dhe SHBA-së dhe provat e luftës telematike të këtyre ditëve na e rikujtojnë atë. Gjithsesi, as politologjia, as gjeopolitika, sociologjia dhe as psikologjia nuk i llogarisin aq sa duhet implikimet që krijohen mes teknikës së drejtuar nga shkenca moderne dhe forcave të cilat shërbehen me këtë teknike për të realizuar qëllimet e tyre. Nuk mbahet parasysh mbi të gjitha ky parim themelor: qëllimi i një veprimi, pak a shumë kompleks përcakton strukturën dhe konfigurimin. Forcat që sot shfrytëzojnë teknoogjinë konsistojnë në veprime shumë komplekse dhe pikërisht pse shërbehen me teknologjinë janë të destinuara që të pranojnë një qëllim të ndryshëm nga ai që është realisht i tyre: janë pra të destinuara të perëndojnë ndërkohë që teknika është e destinuar t’i dominojë. Përfundimi është befasues: konfliktualiteti mes forcave të këtilla kthehet në një luftë të prapavijës, një luftë e vjetëruar në krahasim me konfliktin kryesor që zhvillohet mes tyre në tërësi dhe teknikës. Kulturës së kohës sonë,  ajo humaniste jo më pak se shkencorja, i shpëton sensi autentik i këtij destinacioni. Teknika është e destinuar të dominojë sepse baza e filozofisë së këtyre dy shekujve të fundit na tregon se e vetmja e vërtetë e mundshme është shpalosja e së gjithës, në të cilën humbet çdo e vërtetë tjetër dhe mbi të gjitha e vërteta e traditës perëndimore, që i vendos kufij veprimit teknik.

Çfarë ndodh me njeriun në këtë proces të vetëafirmimit të teknikës?

Qëllimi i aparatit tekno – shkencor planetar nuk është mirëqenia kristiane, kapitaliste, komuniste, demokratike e njerëzimit, por rritja e pakufizueshme e fuqisë; dhe konfliktualiteti mes forcave që sot luftojnë e ngadalëson këtë rritje. Pasurimi i shitësve të armëve nuk e rrit fuqinë e aparatit tekno – shkencor, por rrit kapitalin e tyre. Për rrjedhojë Aparati fuqizohet duke reduktuar dhe në fund duke eliminuar një konfliktualitet të tillë. Qëllimi i Aparati – pra forma e epërme e vullnetit për pushtet – nuk është “njeriu”: “njeriu” është mjet për rritjen e fuqisë; por njësoj si kapitalizmi, që më parë sesa teknika, ka tashmë si qëllim diçka të ndryshme nga “njeriu”, ia del t’i japë këtij të fundit një mirëqenie më të madhe sesa ajo e lëvizjeve si socializmi real që propozojnë në fakt të kenë “njeriun” si finalitet, kështu pra, dhe madje në përmasë thelbësisht superiore, ndodh edhe me Aparatin, në të cilin edhe më radikalisht sesa në rastin e kapitalizmit, “njeriu” nuk prezumohet si finalitet.

Pax technica: ky është “destinacioni” përfundimtar?

Fundi i çdo konfliktualiteti? Përpara se të dominojë Aparati teknik planetar është i detyruar të reagojë ndaj përpjekjes së forcave tradicionale për të mos u likujduar. Dhe ky reaksion është një episod – ndoshta ndër të fundit – i luftërave të prapavijës. Lufta e Tretë Botërore nuk mund të jetë një nga këto episode. Ajo është mbi të gjitha botërore nëse ballafaqohen fuqitë e mëdha, të cilat edhe sot janë në gjendje dhe të afta të vendosin shkatërrimin atomik të planetit, pra SHBA dhe Rusi(diumvirati SHBA – BS ka shënuar nja nga fazat përcaktuese të kalimit në dominimin teknik të botës). Tek to procesi ku teknika ka përherë e më shumë si qëllim fuqizimin e vetes është më i avancuar. Nëse përjashtohet që pikërisht në këto dy vende kryesore të fuqizimit të teknikës, ka prevaluar ajo verbëri teknologjike totale që nuk i lejon ato të kuptojnë identitetin e qëllimeve të tyre(pra fuqizimin e teknikës), e më tej karakterin ireal të motiveve të kundërvënies, pra nëse përjashtohet verbëria që i pengon të shohin se kundërvënia dobëson dhe pengon realizimin e qëllimit të tyre të përbashkët  e që i bën përherë e më shumë të ngjashme, atëherë jo vetëm që një Luftë e Tretë Botërore është e pamundur, por shfaqet si i pashmangshëm prevalimi i sensit autentik të “universalizmit” teknik. Kjo pashmangshmëri nuk do të thotë se pax techninca, ku çon dominimi teknik, është fundi i çdo konfliktualiteti, por ajo përcakton një tjetërsim të konfigurimit të armikut dhe të luftës. Armiqtë e rinj janë format historike të destinuara që me kalimin e kohës të udhëheqin edhe vetë dominimin e tekniës – përderisa as dominimi i saj nuk ka fjalën e fundit. Përkundrazi, fjala e fundit, që përmbi të gjitha është një fjalë e pafundme, fillon në këtë pikë. 

http://www.corriere.it/cultura/16_ottobre_30/emanuele-severino-pax-techn...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.