“Infeksioni” rus prek edhe zyrën e Rohrabacher – kërkoi ndarjen e Maqedonisë pak muaj më parë

Postuar në 20 Korrik, 2017 08:39

Çështja ruse po kthehet në një problem shtetëror në SHBA. Pas akuzave për dhëndrrin, djalin dhe këshilltarë të Presidentit Trump, si njerëz që janë ndihmuar nga shërbimet ruse për të ardhur në pushtet, radha i ka ardhur kongresmenëve. Kështu mediat raportojnë se zyra e kongresmenit të njohur për disa deklarata për ndarjen e Maqedonisë, Dana Rohrabacher, është më e fundit në infeksionin e depërtimit rus. Paul Behrends, staf i kongresmenit është shkarkuar nga detyra në NënKomitetin e Kongresit për Çështjet e Jashtme, ku Rohrabacher kryeson, për shkak të dyshimeve ndaj tij për lidhje me Kremlinin zyrtar. Behrends shoqëroi Rohrabacher në një vizitë në Rusi në vitin  2016, vizitë që ka shqetësuar ambasadën amerikane në Moskë, raporton “The Atlantic”.

Rohrabacher e ka mbrojtur vartësin e tij, që thuhet se është shkarkuar nën presionin e kreut të Komitetit për Çështjet e Jashtme, Ed Royce. Rohrabacher që pak muaj më parë bëri bujë me kërkesën për ndarjen e Maqedonisë konsiderohet si njeri me simpati ruse dhe Behrends nga ana e tij si dikush që e nxiste këtë gjë. Revista shton se pritet që zyra e kongresmenit të pastrohet e gjitha.

https://www.theatlantic.com/politics/archive/2017/07/top-rohrabacher-aid...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.