Populli nis raportimin me dosje për zyrtarët e korruptuar

Postuar në 17 Korrik, 2017 21:06

Kërkesa e kryeministrit që populli t'i bashkohet qeverisë për të zgjidhur hallet duket se ka dhënë efekt të menjëhershëm. Në Berat, në dëgjesën publike organizuar nga PS, në mesin e qytetarëve që folën para kryeministrit, ishte dhe një qytetar që i dorëzoi Ramës një dosje me emrat e disa nëpunësve që sipas tij janë emëruar padrejtësisht dhe pa arsimin përkatës.

“Atëherë, unë jam një qytetar këtu në Berat dhe jam shumë dakord me nismën tuaj për administratën. Unë për këtë gjë kam dhe një dosje me emrat e të gjithë atyre që janë punësuar në vende pa arsimin përkatës. Por që mos të zgjatem dosjen po ua dorëzoj juve që ta verifikoni vetë”, u shpreh qytetari.

Mesa duket mjaftoi lista e publikuar nga kryeministri në facebook ishte vetëm një indicie për të nisur raportimi me dosje nga populli për nëpunësit që janë të paaftë për lartësinë e detyrës dhe pritshmërive që ka vendosur mazhoranca e re. Ndërsa Një banore e lagjes Clirim në Berat, i ka shprehur Ramës problemin me hipotekën për banesën, pasi ka bërë ndërtim në tokën shtet. Por i ka kërkuar zgjidhje edhe për energjinë elektrike që ia kanë prerë, edhe pse sipas saj, gjatë fushatës, Ermonela Felja kishte ndërhyrë që asaj të mos i ndërpritej energjia. “Kam paguar energjinë se para 2-3 muajsh kam njoftuar Ermonelën që mi ka lidhur me rastin që bëheshin fushatat, ndërsa të premten mi kanë ndërprerë. Merrni masa”-mësohet t’i ketë thënë qytetarja Ramës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.