Topalli: Pas peticioneve kundër Bashës është Lëvizja për shpëtimin e PD-së

Postuar në 12 Korrik, 2017 16:31

Jozefina Topalli konfirmoi se pas peticioneve që kërkojnë anullimin e zgjedhjeve të shpallura nga Lulzim Basha është Lëvizja per Shpëtimin e PD-së. Në një postim në rrjetet sociale, ish-nënkryetarja e PD-së saqroi edhe reagimet e disa anëtarëve demokratë që mohuan të kishin firmosur.

“Si çdo levizje qe perfshin dhe ben per vete njerezit ajo do t’i kete prane edhe ata qe shkojne “pas berihajt”, sikurse do kete me vete dhe ata qe duan ta shfrytezojne per interesa meskine, apo ta sabotojne”. Prezenca e tyre nuk e zhben levizjen, nuk e dobeson dot. Forca e levizjes qendron tek e verteta e saj, tek ideali qe mbron, tek motivimi parimor. Peticioni i demokrateve behet ne emer te PD-se dhe per mbrojtjen e saj nga rrenimi. Peticioni nuk mbulohet me shpifje, tallje ose perbuzje. Sa me shume ta tallin apo perbuzin, aq me fuqishem do t’u bjere ne koke njerezve te rreme, qe i kane hipur ne shpine PD-se dhe e kane kthyer ate ne plaçke”

Reagimi i Topallit vjen në një kohë kur ish-nënkryrtari tjetër i PD-së, Astrit Patozi, nis turin në bazë kundër Lulzim Bashës dhe qëndrimit të tij si kryetar në PD përmes një gare të pabarabartë dhe pa dhënë dorëheqjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.