Kërkesa për të ngririn Lulzim Basha

Postuar në 12 Korrik, 2017 10:44

Kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami, ka kërkuar sot nga kryetari i ngrirë Lulzim Basha që të mbajë premtimet për zhvillimin e garës elektorale në parti.

“…Unë dua që PD t’i kthehet edhe njëherë vlerave demokratike dhe perëndimore të saj.

Për këtë, i kërkoj zotit Basha të mbajë premtimin që më ka bërë se debatet mes nesh do të bëhen të hapura për mediat dhe për publikun. Kjo nuk ndodhi në debatin e Korçës.

Së dyti, i kërkoj të bëjë publike listën e anëtarëve të partisë demokratike të cilët do të votojnë. Nuk ka asnjë arsye që këto lista të mbahen të fshehta, ne nuk jemi parti e jashtëligjshme. Duhet transparencë. Anëtarët e PD janë krenarë që janë demokratë dhe nuk kanë frikë që të fshehin anëtarësinë ndaj hape partinë zoti Basha!”, shkruan Selami. Vërejtjet e tij i bëjnë jehonë shqetësimeve të ngritura edhe nga kundërshtarët e tjerë të z. Basha, i cili ka talentin e gënjeshtarit mbi çdo talent tjetër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.