Diferenca mes trurit të femrës dhe të mashkullit, por nuk ka një “tru femre” dhe një “tru mashkulli”

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 14:16

Ka një stereotip të ngulitur thuajse në çdo shoqëri, se meshkujt dhe femrat dallojnë jo vetëm nga gjinia, por edhe nga aftësia intelektuale. Ky mendim ka çuar në atë tjetrin se gjinitë diferencojnë individin edhe në morfologjinë e trurit; pra se truri i fermës ndryshon dhe nuk është i njëjtë me atë të mashkullit, aq sa mund të bëhet një klasifikim i trurit sipas përkatësisë gjinore. Një kërkim i fundit, publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences of USA, provon se ky klasifikim nuk qëndron. Në prezantimin e studimit, autorët nënvizojnë se klasifikimi trunor sipas përkatësisë gjinore do të ishte real, nëse truri i femrës dhe i mashkullit do të kishin dimorfi të dallueshme dhe “përmbajtje” konsistente të tipareve “femërore” apo “mashkullore”. U morën në analizë 1400 njësi, nga të cilat rezultoi një mbivendosje mes shpërndarjes femra-meshkuj, të materies gri(që përgjigjet për aftësitë konjitive), materies së bardhë(në sistemin nervor qendror dhe që përgjigjet për të mësuarin dhe aspektin funksional)...

Shumica e njësive trunore të marra në shqyrtim janë të përbërë nga një mozaik unik tiparesh, disa më të zakonshme te meshkujt krahasuar me femrat, disa te femrat dhe disa të zakonshme në të dyja rastet. Këto rezultate mbështeten nja një analizë e ngjashme e personalitetit, sjelljeve, interesave të më shumë se 5 500 individëve, të cilat zbulojnë se prirja e brendshme është ekstremisht e rrallë. Studimi ynë demonstron se ndonëse ka diferenca në tru, sipas ndarjes gjinore, truri njerëzor nuk i përket, ose nuk klasifikohet në një nga dy kategoritë e dallueshme: tru mashkulli/tru femre”, deklarojnë autorët.

http://www.pnas.org/content/112/50/15468.full.pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.