Selami: Nuk besoj se do m'i vjedhin votat në PD

Postuar në 08 Korrik, 2017 11:50

Eduart Selami qoftë edhe formalisht po e vë në pozitë të vështirë Lulzim Bashën, ndonëse fituesi i garës për kryetar të Partisë Demokratike është i paravendosur. Kundërshtar në letër apo i ngjashëm me Maqo Lakrorin, Selami po i qëndron linjës se Lulzim Basha është një model i dështuar dhe ky konstatim tejkalon konjukturat e brendshme në PD.
"Modeli I Bashes deshtoi, eshte i kapercyer dhe model I vjeteruar. Ne politike dhe ne shoqeri te rrezon gjithe te tjeret. Basha e ka future lidershipin e tij ne modelin e vjeteruar. Por sdo te thote qe Basha nuk ka vlere ne PD"- deklaroi Selami për emisionin Kapital. 
Basha është në disavantazh edhe në planin taktik, pasi po i kthehet ne bumerang patetizmi që tregoi gjatë fushatës për të kërkuar një debat publik me kryeministrin. këtij modeli ai tani po i shmanget brenda vetë PD-së dhe një kandidati që nuk e kërcënon në garën brenda partisë. "Une propozova te dilnim perballe kandidateve te dy, me platformen dhe perballe mediave. Kjo eshte gare Brenda forces tone politike dhe ne nje vend une jam perpara dhe kembejme nje ore ose dy ore. Ka dege qe atyre ju duhen gjysem dite qe te vijne ne qender dhe tre nga keto ne I kemi te hapura me kamera"- shtoi Selami.
I pyetur për kushtet e garës Selami pranoi se ajo është e pabarabartë dhe se nuk mendon se do t'i vihen votat. "Si mund te mendoj une qe ne forcen time politike kundershtaret e mi do te vjedhin votat. Ajo liste dhe komisioni zgjedhor eshte zgjedhur nga kryesia. Une me mire te jem naiv sesa dyshues. Une kam besim absolut tek integriteti I atyre qe do te numerojne votat. Nese jam dyshues, s'duhet te jem fare ketu"- theksoi Selami. 
Ai deklaroi se e ka refuzuar Bashen për postin e nenkryetarin e partisë kater vite me par, me argumentin se nuk pranonte asnje post te emeruar nga kryetari, pa voten e strukturave me votim te fshehte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.