Në flakë kulla 24 –katëshe në Londër, ka viktima

Postuar në 14 Qershor, 2017 11:01

Një zjarr i madh përfshiu pas mesnate një godinë banimi 27 katëshe në Londer. Autoritetet thonë se brenda apartamenteve ka njerëz të bllokuar nga tymi e flaket. Raportohet për viktima, por ende nuk ka një bilanc zyrtar.

200 zjarrfikës dhe 40 mjete u stacionuan rreth kullës Grenfell por pa mundur ta shuajnë  zjarrin që vazhdoi deri në mengjes. 30 persona mësohet se janë derguar në spital për ndihmë mjekësore. Dëshmitarët thanë se sistemi qendror i alarmit nuk ka funksionuar .

Një pjesë e banorëve pohuan se situata ka qenë kaotike dhe askush nuk i ka informuar apo koordinuar përgjateë orëve të natës. Policia ka evakuuar edhe banorët e zonës përreth pasi ekziston frika e shembjes së kullës për shkak të nxehtësisë së madhe. Shkaqet e zjarrit mbeten mister dhe për momentin nuk flitet për ndonjë sulm terrorist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.