Greqia nis presionin: Maqedonia të pranojë kompromisin për çështjen e emrit

Postuar në 12 Qershor, 2017 08:38

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nios Kotzias, ka bërë thirrje që Maqedonia, qeveria e saj e re, të pranojë kompromise për emrin në funksion të integrimit në BE dhe NATO. Duke folur në Kozani, Kotizas se “tani që gjërat u stabilizuan ata do të kërkojnë sërish anëtarëismin në NATO dhe BE në emër të stabilizimit të mëtejshëm. Asnjë gjë kundër deri këtu. Por së pari ata duhet të zbatojnë detyrimet e tyre, që do të thotë të ndalin irredentizmin e tyre dhe të bëjnë kompromis mbi emrin”. Kësaj deklarate të ministrit të Jashtëm grek i është kundërpërgjigjur partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE sipas të cilës Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin në NATO në vitin 2008 dhe se kjo konfirmohet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të vitit 2011 që gjeti Greqinë fajtore për Marrëveshjen e Përkohshme. Në deklaratë kujtohet sërish moskushtëzimi i anëtarësimit me identitetin, ndërkohë që kryeministri aktual, Zaev ka deklaruar se ai është i gatshëm të pranojë edhe lëshime për hyrjen në Aleancë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.