Mikel Shallari vrasësi i dyshuar i Cukut, nuk dihet porositësi

Postuar në 11 Qershor, 2017 13:54

Një nga ngjarjet më të rënda kriminale të muajve të fundit po shkon drejt zbardhjes. Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori tha në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako se janë mbledhur prova të mjaftueshme që fajësojnë Mikel Shallarin si vrasës të komisar Artan Cukut.
Ai u shpreh ende nuk dihet se kush është ideatori, por është e sigurt se pistoletën e ka shkrepur Shallari. “Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në krim. i janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi. Ai është njohur me to. i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të”, tha prokurori i Krimeve të Rënda.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dhënë sot detaje lidhur me arrestimin e Mikel Shallarit, autor i vrasjes së komisar Artan Cukut. “Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkpunim të ngushte dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacione, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie. Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi: – Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë. Vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Çako.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.