Opozitari më i ashpër: Bojkotoni 25 qershorin! Rilindja bëri krime të shumta

Postuar në 06 Qershor, 2017 12:54

Të gjithë kanë hyrë në fushatë. Edhe miku i dikurshëm i Edi Ramës, Kokëdhima. I cili po bën thirrje për bojkot nisur nga fakti se sipas tij, pazari PS-PD e çon Shqipërinë në sundimin e 3-4 njerëzve. Në një fjalë me socialistët e Sarandës, publikuar në faqen e tij në Facebook, Kokëdhima afirmohet si ndoshta opozitari më i madh sot ndaj pushtetit, kur ndër të tjera thotë:

Zgjidhja ka vendosur që t’i braktisë këto zgjedhje. Anëtarët dhe simpatizantët e Zgjidhjes nuk do marrin pjesë në votimet e 25 qershorit. Ne kemi vendosur t’i bojkotojmë dhe t’i refuzojmë këto zgjedhje, për ta refuzuar këtë kastë të diskredituar politike dhe për t’ia shkurtuar jetën asaj…

Rilindja bëri krime të shumta ndaj popullit, ligjit dhe shtetit në këto katër vite. Ajo e ndau shtetin në feude për të gjithë servilët, injorantët dhe kriminelët që mbajnë nē këmbë pushtetin e saj. Rilindja bëri korrupsion të shfrenuar, bëri ekonominë kriminale tē hashashit dhe koncensionet më të paimagjinueshme në dëm të popullit dhe interesave kombëtare duke ja kaluar ku e ku koncensioneve të Saliut. Qeverisja e saj prodhoi arrogancën dhe sjellje nga më të neveritshmet për popullin tonë. Me miliardat e bëra në këto rrugë dhe përmes kriminalizimit të politikës, ekonomisë dhe të shtetit, Rilindja eleminoi çdo hapësirë demokratike e lirie në Shqipëri dhe e çoi drejt rezikut të shkatërriimit të plotë opozitën e vendit

Një gjuë që tregon polarizimin e sjelljes së disa aktorëve që pushteti i ka përjashtuar nga vendimmarrja dhe përfitimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.