1994, një ngjarje e keqlexuar qëllimisht

Postuar në 06 Qershor, 2017 10:03

Me hyrjen në fushatën elektorale nën ndikimin e një marrëveshjeje që ka tjetërsuar sjelljen e partive, po flitet përherë e më shumë për një ndryshim të madh, për një fitore vetëm, për një makinë që ecën pa të tjerë në prehër. Partië synojnë fitoren e plotë për të eliminuar konçesionet rrugës. Kjo është alibia të paktën. Kësaj qasjeje kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili i ka kundërvënë si argument, rastin e referendumit të vitit 1994 për Kushtetutën.

“Tafmaja e makinës me një timon. Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994”, tha ai para disa ditësh.

Për referendumin e atij viti dihet vetëm që u rrëzua me referendum, por asgjë nuk është thënë për tekstin e kushtetutës që u hartua, për të vërtetën ose jo të pretendimit se me të sanksionohej pushteti i madh i Presidentit e të tjera si këto. Referendumi, të cilin me një korrigjim Berisha mund ta miratonte edhe në Parlament, nxirret jashtë kontekstit të kohës, tensioneve politike dhe diplomatike që e paraprinë, të cilat mund të lexohen dhe kuptohen më mirë në shpërndarjen gjeografike – POR JO VETËM – të “Jo-së” ndaj propozimit të pushtetit të asaj kohe. Po sjellim këtu rezultatet e referendumit sipas rretheve në një tabelë hartuar nga komisioni përkatës në krye të të cilit qëndronte Et’hem Ruka. Mund të jetë ilustrim i njjë leximi më të ftohtë të referendumit, draftin e të cilit me siguri se kishte lexuar kush në “popull”, por edhe për të vlerësuar se zgjedhjet për të, nisën në 6 nëntor dhe u mbyllën më 10 nëntor. Pra si proces nuk mund të vësh asnjë vizë të keqe, edhe pse sot e kësaj dite, ai që mund të ishte shembulli i një analize të vërtetë, konvertohet në referencë negative, ndërkohë që sot e kësaj dite, pushteti I kryeministrit si funksion është ku e ku më i madh sesa ai i ish-presidentit në vitet 1992-1997.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.