Administrata në fushatë vetëm sipas urdhërit të kryeministrit

Postuar në 01 Qershor, 2017 14:38

Pas shkarkimeve të disa nëpunësve civile nga ministrat teknikë me argumentin se kanë marrë pjesë në fushatë Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu kërkoi nga administrata t’i referohet urdhërit të kryeministrit për sjelljen në fushatë. Sipas saj çdo nëpunës civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, për sa kohë, kjo bëhet vetëm jashtë orarit zyrtar dhe pa u bërë protagonist në këto veprimtari.

“Urdhri i Kryeministrit, i datës 12 maj 2017, ka të parashikuara rregulla të qarta të sjelljes dhe të veprimtarisë për të gjithë titullarët dhe nëpunësit e institucioneve të Administratës Publike, përfshirë edhe shërbimin civil. Bazuar në këtë urdhër: Të drejtat politike për punonjësit të Administratës Publike fillojnë pas orarit zyrtar dhe jashtë perimetrit të institucioneve të administratës. Kushdo ka të drejtë të plotë dhe të pacenueshme të angazhohet me cilëndo parti politike. Mësuesit janë të lirë. Drejtorët janë të lirë. Por jashtë perimetrit të institucionit dhe jashtë orari zyrtar”-deklaroi Koçiu.

Drejtoresha e DAP tha se po finalizohet edhe Vendimi i cili do të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe që, ndër të tjera, parashikon edhe ngritjen e një strukture të posaçme monitorimi për administratën gjatë kësaj periudhe, në respekt të të drejtave dhe detyrimeve që të gjithë punonjësit e Administratës shtetërore në përgjegjësi dhe nëpunësit në veçanti duhet të kenë në konsideratë gjatë kësaj periudhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.