Situata e drogës në Shqipëri nën kontroll, hetimet përparuan pas dhjetorit

Postuar në 23 Maj, 2017 12:32

Marrëveshja e 18 Majit la disi në hije çështjen e trafikut të drogës, që mesa duket merret si argument vetëm për qëllime politike. Rastësisht ose jo, paqja në politikë po shoqërohet me konseguenca pozitive në çështjen e drogës. 
Ish kreu i antimafias italiane në Leçe,  Cataldo Motta thotë se situata e trafikut të drogës mund të thuhet se është nën kontroll dhe vlerëson skuadrën e përbashkët të hetimit që u ngrit në dhjetor.
I pranishëm në Tiranë në konferencën  nderkombetare “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale qe perdorin internetin”, Motta gjithsesi e vë theksin te bashkëpunimi i palëve për të luftuar fenomenin. "Është përmirësuar shumë bashkëpunimi. Hetimet e përbashkëta janë shumë të rëndësishme, sepse punohet për të njëjtin hetim parë nga këndvështrime të ndryshme. Secili vë në dispozicion të tjetrit njohuritë që ka përfituar në hetim. Ndër të paktat gjëra që besoj është bashkëpunimi internacional. Prodhim ka pasur, Lazarati ka qenë një zonë e njohur e prodhimit. Është e  pamundur që nga një moment në tjetër të ndërpritet.  Pasi sasia ka qenë e konsiderueshme dhe nuk mund ta  zhdukësh nga një moment në tjetrin"-theksoi Mota.
Sipas të dhënave të Guardia di Financa, falë hetimeve  po bëhen një numër i madh sekuestrosh, si në ujrat e kanalit të Otrantos ashtu dhe rrugët me destinacion Lecen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.