Trump-Erdogan shtrëngojnë duart, ndahen për kurdët

Postuar në 17 Maj, 2017 00:36

Presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologu turk Rexhep Taip Erdogan u takuan për rreth 25 minuta në Shtëpinë e Bardhë, ku më pas dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Trump përsëriti mbështetjen e plotë për luftën e Turqisë kundër terrorizmit dhe vlerësoi presidentin turk, Erdogan. Megjithatë shefi i Ankarasë ishte dukshëm i pakënaqur me ndihmën ushtarake të SHBA-ve ndaj kurdëve sirianë, të cilët Turqia i konsideron terroristë.

Sipas mediave turke, Erdogan ka adresuar çështjen e armatimit të kurdëve sirianë duke theksuar se mbështetje amerikane ndaj këtyre grupimeve shkel marrëveshjet rajonale dhe "është e papranueshme". Megjithatë Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të punojë me SHBA-të në luftën kundër terrorizmit.

“Është kënaqësi e madhe të mirëpes Presidentin Erdogan në vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Populli turk dhe SHBA djanë miq dhe aleatë për dekada të tëra. Turqia ishte një shtyllë në Luftën e Ftohtë kundër komunizmit. Ajo ishte një mburojë kundër zgjerimit Sovjetik. Ushtarët turq luftuan trimërisht përkrah ushtarëve amerikanë në Luftën e Koresë dhe ne nuk e kemi harruar. Sot ne përballemi me një armik të ri në luftën kundër terrorizmit. Ne mbështesim Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste dhe terroriste si ISIS dhe PKK. Ne gjithashtu mbështesim të gjitha përpjekjet për të reduktuar dhunën në Siri dhe krijimin e kushteve për një zgjidhje paqësore”- theskoi Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.