Teatri u mbyll, Ilir Meta i preferuar i PS-së për presidenti

Postuar në 27 Prill, 2017 20:41

E gjithë loja e LSI-së dhe Ilir Metës gjatë gjithë kësaj periudhe me kritika, shantazhe, ultimatume, shfaqje konsualiteti dhe deklarata prospertiteti u mbyll në funksion të një qëllimi, zgjedhjes së Ilir Metës President. Partia e drejtuar nga Edi Rama, e cila 6 vite më parë protestoi për burgosjen e Ilir Metës në një protestë me 4 të vrarë pranoi të çojë në krye të shtetit pikërisht të njëjtin personazh. Për të përcjellë lajmin te shqiptarët u përzgjodh Taulant Balla, ndërsa kryeministri nuk dha asnjë shpjegim. Në një mbledhje pas kryesisë së Partisë Socialiste, Balla tha se me shumë entusiazëm ishte pranuar kandidatura e Ilir Metës për president. Formalisht teatri ose pazari kurorëzohet të premten pasdite me votimin e Ilir Metës në parlament.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.