Fitore e madhe për Britanikët - DITA PA THËNGJILL

Postuar në 23 Prill, 2017 11:18
Gëzim Mekuli

"Britania nuk ka pasur asnjherë periudhë të pandërprerë prej 24 orësh pa qymyr. Duket se sot kjo ditë mund të jetë e para." Këtë e thot sot shoqëria britaneze e energjisë elektrike dhe e gazit, National Grid PLC, në llogarinë e tij në Twitter të premten me 21 prill 2017.
Kështu, e premtja e  21 prilitl 2017, do të jetë dita e parë, që prej revolucionit industrial, kur vendi hapi centralin e parë të qymyrit në vitin 1882. Britania nuk do të përdorë me energjinë elektrike të përfituar nga energjia e qymyrit.
Britania ka qenë ndër të parët që bëri revoucion në përdorimin e energjisë së rinovueshme, dhe ka turbina të erës në det të hapur më shumë se çdo vend tjetër. Përveç kësaj, vendi prodhon energji diellore të barabartë sa shtatë reaktorë bërthamorë. Autoritetet në vend kanë për qëllim për të mbyllur të gjitha termocentralet me qymyr në Britani të Madhe dhe këtë deri në vitin 2025, shkruan Bloomberg.
- Para një dekade më parë, medimi për një ditë pa qymyri, ka qenë e paimagjinueshme, dhe brenda dhjetë vjetëve, sistemi ynë energjetik do të ndryshohet rrënjësisht, përsëri", thotë shefi i energjisë Hannah Martin e Greenpeace në Mbretërinë e Bashkuar për Bloombergun.
Këto janë lufttëra kundër ndryshimeve klimatike, e që është nxitësi kryesor për ndryshim nga ndotëseit e termocentraleve me qymyr tek energjia solare dhe me erë. Vendet e BEsë kanë premtuar për të gjeneruar 20 për qind të energjisë së saj përmes burimeve të ripërtërishme dhe këtë deri në fund të kësaj dekade. Marrëveshja klimatike në Paris ka mbledhur më shumë se 200 shtete, ku ketä kanë premtuar ndërprjen e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, të tilla si nafta, gazi dhe qymyri. Kjo është e nevojshme për të arritur qëllimin, që rritja e temperaturës në botë duhet të kufizohet në mes 1.5 dhe 2 gradë mbi nivelet e ditëve para-industriale.
Një raport i publikuar nga organizata amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit në Sierra Club, në mars të këtijë viti, tregon se zhvillimi dhe ndërtimi i tremocentraleve me qymyr në botë ka në rrënje të fortë. Planifikimi i termocentraleve të reja me qymyr ka rënë me 48 për qind vitin e kaluar, ndërsa numri i ndërimeve të reja të termocentraleve me qymyr ka rënë me 62 për qind.
Në vitet e fundit ka pasur një seri të mbylljeve të termocentraleve me qymyrit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, dhe çmimet e qymyrit janë në rënie, por kjo nuk po ndodhë në Kosovë. Përderisa britanezët dhe amerikanët kanë politika të ruajtjes së ambientit vendorë, përfaqësuesit politik në Prishtinë dhe në Tiranë, kanë role krejt tjera.

Britanikët mbyllin helmin, e gëzohen, e shqiptarët çelin helmin, dhe gëzohen!
Në Kosovë u bë propagandë dhe manipulim i madh me popullin; Përmes RTK-së, ambasadave dhe qeverisë u rrejtë shumë për “të mirat që do të sjellë ndërtimi i termocentralit me qymur popullit të varfër të Kosovës”. Ka punësim për qytetarët, thonë këta!
Helmimi i ambientit, dhe sëmurjet kancerogjene e të leukemisë, që po sjell ky fakt e kjo politikë e keqe, janë “dhuratat” e qeverisë së ssekullit XVI. Kanceri është dhjetëfishuar në Kosovë e në Rajon. Vdesin fëmijët, bebet e të rinjë, nga ndotja e hidrocentraleve me qymyr. E, Hashim Thaci, Isa Mustafa, Sali Berisha e Edi Rama nuk qajnë kokën. Nuk e bëjnë atë që e bëjne qeveritë tjera në perëndim. Këta kanë fjalët vepra, e veprat, fjalë!
Këta  po “masturbojnë” para ambasadokracisë dhe po e shndërrojnë vendin e shqiptarëve në varrezë kolektive për fëmijë dhe të rinjë … në Piramidë! E ata në majë të saj...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nga artikulli: "Britania ka qenë ndër të parët që bëri revoucion në përdorimin e energjisë së rinovueshme, dhe ka turbina të erës në det të hapur më shumë se çdo vend tjetër. Përveç kësaj, vendi prodhon energji diellore të barabartë sa shtatë reaktorë bërthamorë."
Bravo Britania, por e para ne kete drejtim!!! Me duket se japonezet, amerikanet, gjermanet, italianet kane qene para anglezve ne keto drejtime! Dhe, qe na paska me shume turbina me ere nga cdo vend tjeter! Kjo duket pak e tepruar! Danimarka, Gjermania, Hollanda jane rekordet ne Europe! Po nejse, cdo shtet i ben qejfin vetes!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.