Në Ballkan/Bosnja në krye për nga rëndësia, Maqedonia e mandej Kosova

Postuar në 20 Prill, 2017 12:53

Fitorja e Erdoganit në referendumin e së djelës së kaluar mund të inkurajojë politikanë të ndryshëm në Ballkan që të adoptojnë politikën e dorës së fortë. Vuçiç, kryeministri – president I Serbisë është ndër më të goditurit në këtë drejtim dhe edhe ai po përballet me protesta pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Gruevski që akuzohej deri edhe për diktator ra me votë dhe pak gjasa ka të kthehet me forcën që kishte. Në çdo rast modeli turk mund të ngjisë në proporcion me ndikimin e Turqisë në rajon, mbi të cilin spekullohet shumë. Në një intervistë për “Deutsche Welle” Naim Rashiti, analist dhe drejtor ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Politika, jep një mendim se cila është hierarkia e rëndësisë që kanë për Turqinë vende të ndryshme në rajonin tonë, në përputhje me neo-otomanizmin e shumëpërfolur.

Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën janë konsoliduar që në vitet 1990 dhe Turqia ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës. Edhe pas luftës Turqia e ka shtrirë ndikimin jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin dhe ndikimin kryesisht e ka pasur përmes zhvillimit ekonomik dhe asistencës ekonomike apo zhvillimore. Dhe natyrisht politika e Erdoganit në qendër të zhvillimeve jashtë Turqisë e ka pasur Ballkanin dhe Kaukazin, e në Ballkan janë tri vende për nga rëndësia. E para Bosnja për nga rëndësia, Maqedonia e dyta dhe Kosova e treta”, deklaron ai.

Diçka që lë jashtë Shqipërinë e cila duket se atashohet përkrah vendeve të tjera në objektivin e interesave turke që më së shumti luajnë mbi kriterin fetar. Ose të paktën këtë thotë analisti në fjalë.

http://www.dw.com/sq/rashiti-turqia-e-erdogani-kan%C3%AB-ndikim-n%C3%AB-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.