Mc Cain në Tiranë për “Sheshin e Lirisë” të opozitës iraniane

Postuar në 17 Prill, 2017 12:04

Vizita e ish-kandidatit për President në SHBA, John Mc Cain  u shoqërua me disa takime kortiezie me udhëqësit e Shqipërisë, të cilët postuan me jo pak krenari edhe fotot nga dorështringimi historik me një veteran të luftës së Vietnamit. Por qëllimi i ardhjes në Shqipëri i senatorit amerikan ishte takimi me anëtarë dhe presidenten e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi. Në takimin që u mbajt në Tiranë Mc Cain iu drejtua me një fjalë anëtarëve të opzoitës iraniane, duke folur me optimizëm për luftën e opozitës iraniane.

“Nuk ka dyshim se njerëzit në këtë sallë kanë pësuar jo vetëm për veten, por kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të tiranisë iraniane. Ju u ngritët, luftuat dhe sakrifikuat për lirinë, për të drejtën për të jetuar të lirë, për të drejtën për të përcaktuar të ardhmen tuaj, për të drejtën që ju është dhënë nga Perëndia. Unë ju falënderoj që jeni një shembull, një shembull për të gjithë botën, se ata njerëz të cilët janë të gatshëm për të luftuar dhe sakrifikuar për lirinë do ta arrijnë atë dhe ju jeni një shembull për të gjithë në botë që janë duke luftuar për të. Një ditë Irani do të jetë i lirë dhe një ditë ne do të mblidhemi në ‘Sheshin e Lirisë’ në Teheran”, tha Mc Cain. Në Shqipëri numërohen rreth 2000 anëtarë të opozitës iraniane të strehuar sipas një marrëveshje që qeverisë shqiptare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.