Biznes me qeverinë, politikë me opozitën

Postuar në 05 Prill, 2017 14:51

Nga Vlora ambasdorja e Gjermanisë në vendin tonë,  Susanne Schulz  i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në parlament për të votuar reformat, të cilat janë të rëndësishme për vendin, si reforma në drejtësi.  Ambasadorja ka shtuar se duhet të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në momentin kohor të duhur siç e parashikon kushtetuta dhe në zgjedhje të futen ato parti që dëshirojnë të jenë.

Deklaratat e ambasadores gjermane kanë ardhur gjatë inspektimit të punimeve të nënstacionit të ri elektrik në zonën e Orikumit, ku ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga ministri i Energjisë dhe kordinatori i PS-së për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri. Paratë për financimin e nënstacionit janë dhënë nga qeveria gjermane në formën e një kredie të butë dhe në këtë kuptim edhe ngjashmëritë me qeverinë në artikulimet e ambasadorëve kanë një lloj shpjegimi.

Gjithsesi opozita edhe pse ka marrë mbështetje për kauzën e zgjedhjeve apo drogës ka marrë shuplaka të forta nga BE dhe SHBA për bojkotin e parlamentit dhe mosvotimin e Vetting-ut, çka i ka dobësuar ndjeshëm pozitat e saj në çadrën e lirisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.