Rruga e gabuar e PD-së, ngushtohet rrethimi për çadrën

Postuar në 27 Mars, 2017 17:43

Çadra e opozitës duket se izolohet çdo ditë e më shumë në kauzën e saj për krijimin e një qeverie teknike. Vizita pa bereqet në Uashington dekurajoi dukshëm opozitën dhe kryetarin e saj që gjithsesi përpiqen të tregojnë se ndërkombëtarët janë me ta. Basha megjithatë nxorri një gjysmë justifikimi se partnerët janë të keqinformuar nga lobingjet e narkotrafikut pranë qeverisë por faktet janë kokëforta dhe me publikimin e disave prej tyre në media, drejtuesit e opozitës janë në pozitë edhe më të vështirë. Ardhja me duar bosh nga Uashingtoni nuk ishte i vetmi lajm i keq për opozitën.

Më 23 mars në postën elektronike të kryetarit të PD-së kishte mbërritur një letër  e nënkryetarit të CDU-CSU-së Franz Josef Jung, ku vihej theksi tek nevoja për të ndërruar kurs dhe për t’u futur jo vetëm në parlament, por edhe në zgjedhje.Është e vërtetë se partnerët ndajë shqetësimet e PD-së për blerjen e zgjedhjeve, krimin dhe drogën, por është dhe ana tjetër e medaljes që nuk i shkon për shtat opozitës ta thotë, mospajtimi i ndërkombëtarëve me bojkotin e parlamentit dhe zgjedhjeve. 

“Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë te shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë fallsifikim të madh të zgjedhjeve si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një "qeveri teknike"nga të gjitha grupet parlamentare”-shkruhet në letrën drejtuar Bashës.

Rrethi për PD-sa vjen e ngushtohet për aq kohë sa kërkesat janë për të hequr dorë nga kjo rrugë.“Duke qenë se ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta,do të doja t’ Ju drejtoja lutjen tonë urgjente, për t'i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe per t´u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër”-thekson më tej nënkryetari i CDU-CSU.Por edhe pse e ekspozuar keq për raportet me ndërkombëtarët PD dhe aleatët e saj rikonfirmuan përmes një deklarate se i qëndrojnë kushtet për qeveri teknike dhe zgjedhje pa Edi Ramën.

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Ky zotëria nuk garanton për zgjedhje të ndershme, thjesht është shumë i shqetësuar; thotë se ka rrugë të tjera, por nuk i tregon se kush janë.
Kjo do të thotë se ka vetëm një rugë: BOJKOT.

Submitted by gjeman i rene n... (not verified) on

Ky palla te shikoje nje cike partine etij qe tani do ta udheheqe injoranti me 4 klase shkolle Shultz. Ai qe pasi e beri corap te tere BE-ne do te beje corap e dhe partine ketij palles qe na thote se shkoni ne zgjedhje edhe pse do tjua vjedhin, e rendesishme eshte reforma ne drejtesi, me miratimin e partise se ketij dhe tere mafiozeve te BE. Pasi te miratohet kjo reforme dhe te gjithe gjyqtaret te jene ne librin e pagave e Kryerilindesit-lider boteror, atehere po jua mbajti shkoni e ankohuni e kerkoni drejtesine. Boll vodhet ju gjermanet, ju ra maska qe mbanit si te zote , korrekte e drejte. Tani te gjithe e dine se si i bete parate tuaja. Duke perfituar nga dobesia e te tjereve si ne rastin e Greqise, duke mashtruar si ne rastin Volkswagen,duke manipuluar me monedhen Euro e vendosur pseudo standarte vetem per te nxitur eksportet Gjermane. Britania e kuptoi dhe iku, po keshtu do te beje shpejt edhe Franca. Rini pastaj e mburuni si kaposhi ne maje te plehut me Luksemburgun e Liteinshteinin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.