Deri në Berlin për një autokonfirmim si lider i reformave dhe paqes në rajon

Postuar në 10 Mars, 2017 13:14

Kryeministri ishte deri në Berlin ku u takua me ministrin e Jashtëm, Sigmar Gabriel në konferencën me të cilin u dhanë dy mesazhe. Njëri, nga shefi i diplomacisë gjermane, për të kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe njëri nga kryeministri shqiptar, i cili  atashoi veten me Bashkimin Europian për çështjen e reformës në drejtësi. Nëse shqetësimi i ministrit të jashtëm është legjitim për shkak të situatës në Maqedoni dhe akuzave të ngritura nga presidenti i një vendi fqinj me Shqipërinë për ndërhyrje në punët e brendshme, mesazhi i kryeministrit duket se është në funksion të nevojave të tij elektorale.   

Duke lënë të kuptohet se qeveria i ka qëndruar strikt asaj çka ka rekomanduar Berlini për këtë reformë, kryeministri ripërsëriti nga Berlini se nisja e zbatimit të Vettingut do të çelë negociatat me BE.

Mirënjohje, posaçërisht edhe për reformën themelore në drejtësi, ku falë mbështetjes suaj dhe mbështetjes së partnerëve të tjerë, ne jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë shumë që të jemi në lartësinë e sfidës, për të filluar zbatimin e reformës përmes Vettingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ashtu sikundër kërkohet dhe mirëkuptohet në rekomandimin e Komisionit Europian, për të mundur pastaj që të çelim negociatat me BE-në”-deklaroi kryeministri.

Kryeministri Rama  në fakt kërkon ta theksojë një lloj konfirmimi se çdo dështim i vettingut i mbyll derën hapjes së negociatave dhe me gjasë sipas retorikës që po artikulohet pengesë është opozita, të cilës kreu i qeverisë do t’i faturojë mosçeljen e negociatave. Shtuar kësaj që kryeministri Rama po shihet si lideri i paqen në rajon figura plotësohet, pasi siç tha ministri i Jashtëm gjerman:

Shqipëria ka mundësinë historike të afrohet te Europa ....edhe Europa ka mundësi të bashkëpunojë me Shqipërinë e rajonin për stabilitetin në rajon dhe për këtë zoti Rama është një garant". 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.