Beteja e taksave, SHBA – Britani vs Gjermani

Postuar në 16 Shkurt, 2017 09:57

Revista e njohur gjermane “Spiegel” shkruan së fundi për atë që e cilëson Beteja e Taksave dhe përgatitjet e Gjermanisë për të. Fjala është për rakordimin mes SHBA dhe Britanisë së Madhe për të ndryshuar taksën e korporatës drejt niveleve 10-15%, duke vënë në diskutim strukturën aktuale ndërkombëare të taksimit. Britania paralajmëron ulje të taksave të veta për ta kthyer vendin në “parajsë fiskale”, ndërkohë që presidenti amerikan Trump ka bërë të ditur se ndaj Gjermanisë dhe Japonisë, dy vende me të cilat SHBA ka deficit konstant, do të nisë luftën e monedhës.

Këto lëvizje vijnë pak kohë para takimit të G20, që mbahet në mars në Baden Baden të Gjermanisë dhe në të cilin si axhendë Gjermania ka zgjedhur pikërisht luftën kundër evazionit dhe përdorimi i parajsave fiskale për të fshehur fitimet.

Në fakt kjo axhendë është rrëzuar qysh tani nga veprimet e SHBA dhe Britanisë, ndërkohë që siç shkruan revista gjermane, Berlini është duke u përgatitur për  masat që duhen marrë në skenarin më të keq. I cili është nisja e një lufte mbrojtëse me tarifat që do të sillte mbrojtje nga të gjitha vendet. Sipas “Spiegel” lëvizjet e Londrës dhe Washingtonit krijojnë vështitëëri në planin politik, pas teksa synojnë që të minojnë formatin aktual të G20, ato i lënë pak hapësirë manovre Gjermanisë e cila duhet të kujdeset për ruajtjen e bashkëpunimit ndërkombëtar si drejtuese G20, por edhe për imazhin e vet tani që përpara janë zgjedhjet parlamentare. Në këtë kuadër është e qartë se Trump ka në dorë në një masë jo të vogël drejtimin elektoral të Europës, pavarësisht se qendrat kryesore mediatike e shohin rrezikun kryesor te lajmet e rreme që presupozohet se do të vijnë nga Kremlini. Konkretisht i ashtuquajturi rregullim kufitar, eliminon taksat për eksportuesit amerikanë, por nuk u njeh atyre zbritjen për efekt taksimi të shpenzimeve të bëra për blerjen e mallrave të importit që u shperbejnë linjave të prodhimit. Çka do të thotë se prodhuesit amerikanë mund të gjenden në kushtet fiskale kur manovra e tyre për të reduktuar detyrimet ndaj shtetit të jetë e mundur vetëm për shpenzimeve brenda SHBA. Në disa sektorë mendohet se kjo politikë do të godasë Gjermaninë dhe Japoninë, dy vende që kanë surplus tregëtar me SHBA-në, ndërkohë që politika e re e Britanisë mund të nxisë kompani nga BE-ja të zhvendosin selitë dhe investimet aty.

Në këtë kuadër revista parashikon se Gjermania, vendi europian që ka përfituar më shumë nga sistemi aktual ka disa rrugë për t’u mbrojtur mes të cilave një është ndryshimi në ligjin për taksën e transaksionit me jashtë. Aktualisht ligji e cilëson të ardhurën nga jashtë si pasive dhe nuk e takson meqenëse ajo është taksuar në vendin e origjinës. Por nëse p.sh Britania cilësohet nga Gjermania si vend me taksa të ulëta, atëherë në të ardhmen lind e drejta për një “rregullim” që do të përfshinte të ardhurën nga jashtë në listën e të ardhurave të brendshme duke ribalancuar taksimin. Ekziston një mundësi për taksën e zyrës, apo edhe për detyrimin e bankave për mbajtjen e një përqindjeje për çdo pagesë të bërë nga një kompani gjermane për importet nga një kompani britanike.

Zgjidhje që në finale do të realizojnë atë që Gjermania nuk e do: ndryshimin e sistemit të tanishëm. Nuk ka ende një arsyetim se çfarë efekti do të ketë kjo garë taksash mbi BE-në dhe vendet e dyta e të treta në kushtet kur vendet kryesore po kalojnë në proteksionizëm.

http://www.spiegel.de/international/business/u-s-and-uk-trade-policy-pro...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.