G20

Video/Protesta anti-Trump dhe kundër kapitalizmit në Hamburg

Postuar në 07 Korrik, 2017 10:43

Në protesta u përfshinë 10 mijë njerëz dhe ato zhvillohen si shenjë kundërshtimi ndaj samitit të G20.

Video/1000 "zombie" kundër samitit të G20 në Hamburg

Postuar në 06 Korrik, 2017 14:09

1000 aktorë kanë protestuar në Hamburg në një mënyrë paqësore veshur si "të vdekur që ecin". Protesta i paraprin samitit ku mendohet se do të ketë kundërshtime të mëdha. Në krye të grupit shfaqet një person me rroba me ngjyra, metaforë se edhe një njeri mund të sjellë ndryshimin.

Beteja e taksave, SHBA – Britani vs Gjermani

Postuar në 16 Shkurt, 2017 09:57

Revista e njohur gjermane “Spiegel” shkruan së fundi për atë që e cilëson Beteja e Taksave dhe përgatitjet e Gjermanisë për të. Fjala është për rakordimin mes SHBA dhe Britanisë së Madhe për të ndryshuar taksën e korporatës drejt niveleve 10-15%, duke vënë në diskutim strukturën aktuale ndërkombëare të taksimit. Britania paralajmëron ulje të taksave të veta për ta kthyer vendin në “parajsë fiskale”, ndërkohë që presidenti amerikan Trump ka bërë të ditur se ndaj Gjermanisë dhe Japonisë, dy vende me të cilat SHBA ka deficit konstant, do të nisë luftën e monedhës.

Rusia hap letrat, Putin denoncon vende të G 20 që financojnë Shtetin Islamik

Postuar në 16 Nëntor, 2015 17:16

Rusia ka të dhëna se terroristët janë duke u financuar nga 40 vende gjithsej, përfshi edhe disa shtete anëtare të G20-s. Deklarata është bërë ng presidenti rus, Vladimir Putin gjatë samitit dyditor që po mbahet në Antalia të Turqisë.
"Kam ofruar shembuj bazuar mbi të dhënat tona mbi financimin e njësive të ndryshme të Shtetit Islamik nga individë të ndryshëm privatë. Këto parà, nga çfarë nga rezulton neve, vijnë nga 40 vende dhe, mes tyre ka edhe disa prej anëtarëve të G20-s”, ka thënë Putin për gazetarët, siç bën të ditur “RT”.

Subscribe to RSS - G20