Vëzhgim: Rasti Peza dhe kultura e re e të majtëve: Mos pyesni për miliardin e parë!

Postuar në 10 Shkurt, 2017 13:54

"Pasuria ime s'ka asgjë të paligjshme", sqaron deputeti Alfred Peza. E siç mund ta dijë vetë ai, dyshimet mbeten, pse çështja ka shumë të panjohura. Deputeti shpreh besim te prokuroria teksa nuk i komenton hetimet e saj, ndonëse për organin e akuzës ka shumë pakënaqësi nga PS-ja. Këtu nuk shtrohet çështja për shkeljet ose jo të deputetit në fjalë, por për faktin se mungesa e transparencës si praktikë, edhe nga ish-gazetarë, provokon kësi ngjarjesh që lënë atë shijen e njohur se "këtu janë të gjithë". Pasi edhe miliarderët, sidomos majtas po dalin edhe aty ku nuk pritej. Pra kemi edhe elementin surprizë. Gjithsesi, janë hetimet ato që do vendosin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.