Rrëfehet Llalla, zbardh shantazhin e Lu për Bankers, vë nën hetim kryeministrin

Postuar në 02 Shkurt, 2017 22:01

Adriatik Llalla ka zbardhur përplasjet me ambasadorit amerikan dhe në një farë mënyre ka bërë publik edhe hapin e radhës, në kuadër të luftës politike që qëndron pas kësaj përplasje.

Më poshtë një pjesë e argumenteve të Llallës për marrëdhënien me ambasadorin amerikan, shantazhet e pretenduara nga Bankers dhe hetimet për serverin e ILDKPI:

“Debati i parë me ambasadorin lidhej me Byronë Kombëtare të Hetimit. Ishin disa arsye për mënyrën sesi mendohej të ngrihej kjo Byro sipas një modeli të ish-hetuesisë së komunizmzit, me punonjës të ish-sigurimit. Kanë qenë ambasadorët që kanë zgjedhur këta individë për të ngritur këtë strukturë.

Janë tre deputetë që dyshohet se kanë përfituar tendedera në kundërshtim me mandatin. Fakti që në kërkuam serverin e ILDKPI-së për këto raste  dhe që gjykatësi vendosi për të shfuqizuar urdhërrin tonë lidhet me një gjyqtar, bashkëshortja e të cilit punon në ambasadën e Shtetevve të Bashkuara. Ambasadori synon të pengojë hetimet për rastet konkrete.

Prokuroria ka vendosur fillimin e hetimeve pas deklaratave të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Kemi bindjen se hetimi do shkojë deri në fund.

Këta ambasadorë kanë përfituar nga imuniteti i statusit që ata kanë. Në zyrën time ambasadorë të tillë kanë ardhur duke kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë në vend. Ministria, ish-ministra edhe me emra në bazë të opinioneve dhe jo të provave.

Pikënisja e të gjitha debateve me mua ka qenë nisja e hetimeve për shpërthimet e Bankers Petrolium në Patos-Marinzë.Vjen në zyrën time një biznesmen i naftës dhe çuditërisht më thotë se nëse nuk isha dakord që hetimet të mos vijonin në zyrën time do të vinte ambasadori amerikan. Dhe cuditërisht të nesërmen e asaj dite ambasadori amerikan erdhi në zyrë i shoqëruar nga Presidenti i Bankers Petrolium dhe më kërkoi pushimin e hetimeve sepse ngjarja ishte aksidentale. Ky hetim ka përfunduar nga prokuroria e Fierit për shkak të shantazhit të kësaj natyre. Prokuroria po sheh mundësinë për rihapjen e hetimeve”.

Llalla konfirmoi gjatë emisionit se me urdhër të Prokurorise për Krime të Rënda është arrestuar Shefi i Rendit në Drejtorinë e Policise së Qarkut në Vlorë, Haki Hasabegaj, i dyshuar për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Vlorës. Nje arrestim që kryhet në kulmin e tensioneve brenda mazhorancës dhe përplasjeve mes LSI-së dhe ministrit të Brendshem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.