Fondacioni Soros: Për 21 janarin, gjykatat treguan se ka shpresë për një standard të lartë gjykimi

Postuar në 21 Janar, 2017 17:10

Për 21 janarin vlejnë të bëhen sot dy nënvizime që kanë të bëjën me qëndrimin ndaj drejtësisë dhe për drejtësinë. 

Së pari është qëndrimi kryeministrit që sot ndër të tjera tha:
Është fakt i padiskutueshëm se vrasjet e 21 Janarit dhe viktimat e pafajshme të plumave të shtetit u bënë nxitja më e fortë mes shumë nxitjeve, arsyeja më e fortë për të ndërmarrë ne reformën më të thellë dhe më transformuese të drejtësisë në këtë vend prej 25 vjetësh. 21 janari ka qenë një motiv dhe mbetet një motiv i patjetërsueshëm që jo vetëm të hapim këtë reformë, që pështjelloi në mënyrë të veçantë politikën, por edhe ta çojmë atë përpara nga Kushtetuta si letër në ligjshmërinë e jetës së përditshme të vendit dhe qytetarëve". 

Mirëpo ndërkohë që bëhet ky vlerësim, qeveria ka akorduar dëmshpërblim për familjarët "në zbatim të vendimeve të gjykatës administrative". Diçka që tregon se gjykatat kanë folur në favor të qytetarëve. 

Nga ana tjetër një qëndrim ndryshe ka Fondacioni Soros në Shqipëri. 

"Vendimet e Gjykatës Administrative, përmes një arsyetimi të drejtë, pranuan se vrasjet e 21 janarit ishin krim shtetëror dhe Garda e Republikës është përgjegjëse për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës,  Faik Myrtaj, si dhe djalit të tij Bardhosh Myrtaj. Qeveria reagoi pa vonesë në ekzekutimin e vendimeve çka jep shpresë se mund të ketë vullnet që vëmendja të drejtohet edhe nga drejtësia e mohuar në procesin penal, për të parë mundësitë e hetimit të çdo detaji të anashkaluar deri tani”, citon Fondacioni avokatin Dorian Matlija. Pra kemi vendime gjykatash që kemi të bëjmë me krim shtetëror. Ç'hyn këtu reforma në drejtësi, përveçse si instrument propagandistik? 
Nga ana tjetër drejtori i Fondacionit, që është edhe mbështetës i reformës në drejtësi, e madje i huazoi qeverisë ekspertët e vet, tha: 
Gjykatat vendase treguan se në Shqipëri ka shpresë që gjykatat të mbajnë një standard të lartë gjykimi, duke mbajtur parasysh praktikën e Gjykatës Evropiane në vlerësimin e rëndësisë së të drejtës së jetës si një prej të drejtave më themelore të njeriut”. 
http://www.osfa.al/njoftime/gjykatat-shqiptare-pranojne-padite-civile-pe...
çfarë të besojmë? 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

PS = Partia Sorosiane
LSI = Levizja Sorosiane per Integrim

Keshtu eshte per momentin, por me sa duket per 26 vjet me rradhe tek ne, paskemi pare teater kukullash me partite tona me rregji te George Soros! Pjesa me e lezetshme e ketij teatri ka qene "Fajin e ka Saliu"! Ka thithur shume spektatore ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.