Të pathënat e “Pranverës Arabe” dhe ndryshimet në 2017

Postuar në 03 Janar, 2017 18:12

Kryengritjet arabe, të cilat Perëndimi i përcaktoi si  "Pranvera Arabe" për shumë arsye mund të mos kenë dhënë rezultatet e pritura në përmirësimin e kushteve ekonomike, politike dhe sociale të këtyre popujve. Por sqaruan shumë aspekte të turbullta që lidhen me strukturat dhe politikat e sistemit ndërkombëtar që u formuan në Lindjen e Mesme pas në vitin 1918 dhe  të themeluara zyrtarisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Para se të shpërthen kryengritjet arabe shumë akademikë, shkencëtarë, diplomatë, analistë, gazetarë perëndimorët e vinin theksin  te mungesa e parimeve themelore të demokracisë dhe lirisë në botën arabe. Deri bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe arabëve u ndikuan negativisht nga mungesa e demokracisë në rajon. Në rastin e Sirisë, ka shumë prova që tregojnë se kemi të bëjmë me një kryengritje. Një prej tyre është se ajo filloi nga periferia dhe jo nga qendrat e mëdha urbane të vendit, me synimin  për të imponuar reforma ekonomike dhe sociale. Pas më shumë se 6 vjet, ky rebelim është kthyer në një dramë njerëzore, duke shënuar valën më të madhe të refugjatëve që nga viti 1945. Bashkëfajtorë në këtë dramë janë faktori ndërkombëtar Assad dhe ISIS.

Kështu  kriza siriane  shkaktoi ndryshime të mëdha në sistemin ndërkombëtar që kontrollon frenat e politikës globale.  Së pari, kryengritja siriane tregoi falimentimin e mediave ndërkombëtare, për shkak se ato nuk ishin të interesuara për të vërtetën por u përqëndruan në shërbimin ndaj lobeve të ndryshme dhe korporatave të njohura të marrëdhënieve publike.

Së dyti, shumica e qendrave vendimmarrëse në botën perëndimore injoruan kushtet e mjerueshme të jetesës së popullit sirian para vitit 2011. Gjithashtu injoruan masakrën që  deri më tani ka shënuar të paktën 500.000 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë, duke sheshuar parimet dhe vlerat e jetës njerëzore mbi të cilat bazohet modeli demokratik perëndimor.

Së treti, vendet perëndimore nuk treguan asnjë ndjeshmëri për kërkesat për liri dhe demokraci të popujve myslimanë  të Lindjes së Mesme, përpara interesave të tyre ekonomike. Pra, përfitimet e demokracisë dhe të lirisë janë të kufizuara për njerëzit me "sy blu." Popujt e Lindjes së Mesme (përveç Izraelit) do të ketë vetëm dy opsione: Ose Juntë ose ekstremizëm.

Së katërti, kriza siriane i dha një mundësi të artë Rusisë së Putinit të arrijë ujërat e ngrohta të Mesdheut për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, edhe pse forca e menaxhimit të krizave deri në fund të në vitin 2013 ishte në duart e amerikanëve.

Së pesti, edhe pse rusët, ushtarakisht nuk kanë rivalë në Siri, kriza siriane tregoi shenja të dobësisë së forcave të armatosura ruse. Këtë e kanë dëshmuar aksidentet pajustifikueshme ushtarake. Për shembull, rrëzimi i dy avionëve ushtarakë në detin Mesdhe brenda një muaji për shkak se nuk arritën të ulen në  aeroplanmbajtësen e vjetër ruse Kuznetsov, na jep një pamje realiste të gjërave.

Së gjashti, lufta e demokratizimit të Sirisë u kthye në një  konflikt etno-fetar mes shiitëve dhe sunive, çka është në favor të Perëndimit. Kështu, rritja e ndikimit të Iranit shiit në Siri ka alarmuar shumicën sunite të vendit. Kjo tregon se kjo zonë erdhi u fut në një konflikt të përjetshëm me bekimin e Perëndimit, duke na kujtuar Europën e 200-300 vjetëve më parë. Për shembull, heshtja e Perëndimit për aktivitetet e organizatës Hezbollah në Siri, e përshkruar si terroriste nga perëndimorët, dëshmon më shumë sesa toleranca e tyre

Së shtati, kriza siriane tregoi qartë se monarkitë e pasura të Gjirit kurrë nuk do të përkrahnin një luftën të vërtetë për demokratizimin e Sirisë, sepse ato vetë nuk besojnë në parimet e demokracisë. Përkundrazi, transferojnë  konflikt  me armikun e tyre historik (Iranin) brenda territorit sirian.

Dhe së teti, dalja e ISIS nuk ishte një rastësi, sepse Assad pa xhihadistët do të kishte rënë për shkak se vëmendja e opinionit publik botëroru  orientua në luftën kundër eterrorizmit dhe dhe jo në çështjen siriane. Gjithashtu, Turqia donte të përdorte fanatikët e saj për të përfitime politike ndaj kurdëve. Ndërsa amerikanët, të cilët brenda një muaji mundën ushtrinë e fuqishme të  Sadam Huseinit, dështuan për më shumë se dy vjet t’i japin fund terrorizmit

 

 

http://www.huffingtonpost.gr/aref-alobeid/-2017_5_b_13892892.html?utm_hp...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.