SHBA ishin në dijeni të planit japonez për të sulmuar në Pearl Harbor

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 12:11

Shtatëdhjetë e pesë vjet pas sulmit japonez në Pearl Harbor mbetet ende e hapur pyetja (nëse udhëheqja ushtarake dhe politike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u befasua nga pushtimi i avionëve japoneze në bazën detare amerikane të Paqësorit, mëngjesin e të dielës së 8 Dhjetorit  1941.

Përgjigja zyrtare është pozitive. Po, në Washington ishin të befasuar, sepse në fund të fundit, kishte filluar një dialog me Tokion dhe zyrtarët japonezë kishin vizituar Uashingtonin. Por nuk janë edhe aq absolut për këtë përgjigje studiues dhe historianë të Luftës së Dytë Botërore. Nga dokumentet e arkivave të SHBA-së, Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik të cilat tani janë në dispozicion të historianëve kanë dalë në dritë gjëra shumë interesante, të panjohura ende.

Është e sigurtë që Shtëpia e Bardhë kishte parashikuar konflikt ushtarak me Japoninë që nga fillimi i 1941. Më 14 shkurt, Presidenti Franklin D. Roosevelt urdhëron kreun e FBI-së,  Edgar Hoover për të përgatitur "listat e japonezëve dhe  japonezo-amerikanëve në SHBA, të cilat u përdorën më vonë në luftë, ku me mijëra u arrestuan dhe u dërguan në kampe.

Që nga prilli qeveria britanike ishte në dijeni se Shtetet e Bashkuara ishin duke u përgatitur për konfliktin e "pashmangshëm" ushtarak me Japoninë. Në mënyrë të veçantë, më 24 prill 1941 Winston Churchill informon kabinetin se " është pothuajse e sigurtë se hyrja e Japonisë në luftë (...) patjetër do t’i çojë Shtetet e Bashkuara në anën tonë." Kryeministri britanik ishte në dijeni se SHBA kishte "infiltruar" në kodet sekrete të admiralit japoneze, duke përgjuar komunikimin e tij me qeverinë. Njëri prej urdhrave të qeverisë për kreun e marinës Japoneze, ndër të tjera ishte "... të jeni absolutisht gati në nëntor '1941”

Më 15 nëntor, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjenerali George Marshall u kishte thënë disa gazetarëve se "ne jemi të përgatitur për luftë kundër Japonisë", duke i kërkuar "fshehtësi absolute për këtë." Dhjetë ditë më vonë, ministri i jashtëm Henry Stimson shkroi në ditarin e tij se në takimin me  Presidentin Roosevelt dhe krerët e ushtrisë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se “me sa duket japonezët janë duke u përgatitur për të na sulmojnë shumë shpejt, ndoshta të hënën e ardhshme. " Në librin e tij “Lufta është një gënjeshtër” David Sëanson shkruan se Roosevelt "duhet ta dinte se lufta ishte një çështje ditësh për shkak se marina tashmë kishte deshifruar rendin urdhrin e admiralit japonez. Dhe sipas tij Roosevelt gaboi vetëm me dy javë.

Por ka diçka edhe më interesante. Ambasadori peruan në Tokio njoftoi homologun amerikan se në një koktej të dhënë nga Ambasada Italiane në nder të një misioni ushtarak italian më 4 dhjetor, një zyrtar i lartë nga Shtabi i marinës ishte dëgjuar të thoshte se "nëse fillon lufta (me SHBA) do të fillojë nga Pearl Harbor ". Dhe, me të vërtetë, nga atje filloi. Amerikanët, të cilët ishin 72% kundrejt "të gjitha formave të përfshirjes amerikane në luftën në Evropë " nxituan në betejë menjëherë pasi u bë i njohur" sulmi japonez në Pearl Harbor”-shkruajti gazetari Dreë Pearson.

Ajo që Roosevelt nuk priste ishte shkalla e fatkeqësisë thotë Churchill në "Historinë e Luftës".  Presidenti kishte llogaritur humbjet të vogla në luftanije dhe aeroplanë. Por japonezët shkatërruan ose dëmtuan rëndë 14 nga 21lufteanijet dhe 68 nga 112 avionët që ndodheshin në Pearl Harbor. Dëmet u riparuan në 14 deri në 19 muaj. Në Tokio mendonin se riparimi do të marrë 36-40 muaj.  Ky ishte një gabim që atyre u kushtoi shtrenjtë”

Sulmi mbi Pearl Harbor u pranua (pothuajse) me entuziazëm nga dy figurat më të rëndësishme historike të Luftës së Dytë Botërore: Stalini dhe Churchilli. Në diitarin e tij, ish-ministri i Jashtëm rus, Vyacheslav Molotov, shkruan se Stalini kur mësoi për sulmin “mori frymë thellë dhe na tha: Tani është e sigurtë që japonezët nuk do të na sulmojnë pasi janë  të shqetësuar për një goditje nga lindja.

http://www.tovima.gr/world/article/?aid=850686

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.