Paolo Gentiloni, kryeministri i ri i Italisë deri në zgjedhje. Grillo: Avatari i Matteo Renzit

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 12:53

Ministri i Jashtëm në qeverinë e të larguarit Matteo Renzi do të jetë kryeministri i tranzicionit drejt zgjedhjeve të reja në Itali. Mediat italiane raportojnë sot se Paolo Gentiloni është emri që Partia Demokratike ka propozuar e që sot ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Sergio Mattarella. Mandati për Gentilonin synon pikërisht kapërcimin e krizës së tanishme dhe përgatitjen e vendit për zgjedhjet. “Corriere della Sera” shkruan se detyra e larë e qeverisë është menaxhimi i situatës me bankën “Monte dei Paschi di Siena” që po vepron në treg për të rikapitalizuar një kapital prej 5 miliardësh. Nëse dështon do të duhet ndërhyrja e qeverisë dhe për ta bërë këtë të fundit, duhet që Italia të ketë një qeveri. Gentiloni nuk ka befasuar askënd, pasi ai shihet si një gjetje e Renzit që të ruajë frenat e ekzekutivit.

Ndonëse Renzi ka poztuar sot një status ku deklaron se po shkon në shtëpi, askush nuk i beson një njeriu që hyri në pushtet me manovra pallati, pabesi, pa u testuar njëherë në zgjedhje. Lëvizja “5 yjet” e quajti Gentilonin “Avatari i Renzit”, epitet goxha i gjetur për të gjykuar demokracinë e asaj që quhet e majtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.