Wall Street Journal flet për 13 mijë refugjatë të ikur nga kampet greke, reagon Athina zyrtare

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 20:50

Gazeta amerikane Wall Street Journal pretendon se 13.000 refugjatë dhe emigrantë, të regjistruar gjatë hyrjes së tyre në Greqi, janë zhdukur pa lënë gjurmë.Gazeta citon zyrtarë europianë të emigracionit, sipas të cilëve 13 000 personat mund të kenë depërtuar në veri të Europës. Por ministria greke e emigracionit ka përgënjeshtruar “në mënyrë kategorike” gazetën amerikane.

Të dhënat e Wall Street Journal se nuk dihen gjurmët e 13.000 refugjatëve, nuk i përgjigjen ralitetit

theksoi ministria e Emigracionit, duke shtuar se strukturat e pritjes së refugjatëve janë të hapura dhe se ata mund të mos ndodhen çdo dit prezent në momentin e numërimit.

Gazeta amerikane u referohet shifrave zyrtare sipas të cilave në qendrat e protjes ndodhen aktualisht 63.000 refugjatë dhe emigrantë. Por Wall Street Journal vëren se vetëm për 50.000 prej tyre dihet se ku janë, pasi të tjerët kanë muaj pa dhënë shenja jete dhe prandaj emërtohen si “të padukshëm”.

http://www.wsj.com/articles/migrants-in-greece-drop-off-grid-1481106606

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.