Buxheti 2017 kalon në parim. Opozita braktis votimin

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 09:54

Projektligji për buxhetin e shtetit të vitit 2017 është miratuar sot në orët e para të mëngjesit me votat e shumicës qeverisëse. 16 orë diskutim në seancë plenare nuk sollën ndonjë pajtim mes palëve, të cilat përherë votojnë kundër buxhetit të njëra-tjetrës. Projektligji është miratuar në parim me 82 vota, ndërkohë që opozita, Partia Demokratike, ka braktisur seancën në momentin e votimit.

Pikat më e debatuar ka qenë politika sociale që po aplikon qeveria në këtë vit electoral, me rritjen e rrogës minimale dhe me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale. Më herët opozita ka folur se qeveria i shton taksat, pavarësisht se pretendon se ndjek politikë fiskale lehtësuese.

Duhet thënë se në diskkutimin në parim ka paatur dakordësi brenda mazhorancë, por pritet të ketë debate kur të vijë puna te paketa fiskale, pasi LSI-ja është kundër akcizës për gazin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.