LSI kërkon që fondet e rrugëve të mos shpërndahen me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Vërejtje: A e auditon KLSH-ja këtë të fundit?

Postuar në 16 Nëntor, 2016 18:31

Një debat tjetër që pasqyron rivalitetin mes PS-së dhe LSI-së në qevrisjen e vendit është zhvilluar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Në prezantimin e buxhetit, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka folur për rritjel të tij, por ka vënë në dukje se vetëm 9% do të përdoret për rrugë të reja.

Buxheti i 2017 është i rritur në krahasim me vitin e kaluar. Padyshim nuk është buxheti më i mirë. Nevojat për investime në infrastrukturë janë më të mëdha. Buxheti që ne kemi është 31 miliardë lekë. Do të kemi në fokus për të përfunduar ato projekte që kanë afate brenda 2017. Vetëm 9 përqind e buxhetit është për investime të reja në rrugë...Gjatë këtyre viteve na ka munguar një qasje strategjike për konceptin e akseve rrugore. Jemi marrë shumë me rrugët, por kemi harruar sektorin e portual. Të gjitha rrugët na lidhin me portet, por s’i kemi kushtuar vëmendjen porteve”, tha Dervishaj(https://komisionet.parlament.al/ne-komisionin-per-veprimtarine-prodhuese-tregtine-dhe-mjedisin-u-prezantua-buxhetit-i-ministrise-se-transportit-dhe-infrastruktures-dhe-buxheti-i-ministrise-se-energjise-dhe-industrise-per-vitin-2017/).

Në këtë kuadër deputeti Robert Bitri, i LSI-së ka bërë një vërejtje për menaxhimin e fondeve për rrugët.

Ka qenë deputeti i Fierit, Robert Bitri ai që ka kërkuar që investimet në rrugë t’i bëjë vetëm Ministria e Transporteve, e cila drejtohet nga një ministër i LSI e të përjashtohen dy Fondet e Zhvillimit që janë në varësi të zv./kryeministrit”, raporton Tv Klan(http://tvklan.al/lsi-vijon-me-kritikat-ndaj-buxhetit/).

Fjala është për shpënrdarjen e fondeve për investime në infrastrukturë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Fondi i Rajoneve. Ky moment ka rëndësi jo vetëm pse vjen si kërkesë e LSI-së, por edhe sepse është e paqartë nëse menaxhimi i fondeve nga këto dy agjencie, auditohen apo jo nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Vetëm për Rilindjen Urbane u akorduan 140 milionë euro, por deri më sot, nuk dimë kush janë kompanitë apo firmat që çojnë përpara këtë projekt. Kemi vetëm fotot e kryeminstrit që shfaqet ndonjëherë me Benet Becin e FSHZH-së. Është një projekt që dikur duhet të zbardhet sesi është realizuar, pasi bëhet fjalë për para që dalin nga buxheti i shtetit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.