"Edi Rama, burrë që dëgjon me shumë vëmendje. Ai është brandi i Shqipërisë, e ka globin te koka”

Postuar në 04 Nëntor, 2016 11:31

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me studentë të Universitett Europian të Tiranës. Ajo ka folur për disa çështje që prekin vendin në planin ekonomik e social, por nuk ka munguar të japë disa konsiderata edhe për kryeministrin Edi Rama. Duke iu përgjigjur pyetjes: “Mendoni se mund t’i ndryshoni ide Kryeministrit Edi Rama, apo ai ka ide fikse dhe nuk ju dëgjon? Përse Edi Rama duhet të mbajë edhe një mandat të dytë si kryeministër”, Ekonomi ndër të tjera tha:

“Kryeministri dëgjon, është një nga ata burra që dëgjon me shumë vëmendje. Unë shumë shpesh mendoj që nëse ka një brand aktual Shqipëria përtej kufirit, unë mendoj që brandi që ka Shqipëria sot quhet Edi Rama. Në çdo takim ndërkombëtar që kemi shkuar, nga diskutimet që bën, tezat që ngre për diskutim, të bën shumë përshtypje, sepse është nga ata njerëzit që globin e ka te koka. Ai i ka dijet te mendja dhe di t’i përdorë shumë mirë në momente të caktuara. Dhe për këtë arsye mund të them që bëhet brand, sepse ka aftësinë e të dëgjuarit të përgjithshëm dhe të transmetuarit të idesë te të tjerët. Ai dëgjon. Nëse ka një gjë që do t’i pëlqejë dhe atij i bindet intuita dhe logjika e tij që kjo gjë është e duhur, ai e dëgjon këtë gjë”, ka thënë ministrja.
http://www.panorama.com.al/ministrja-ekonomi-brandi-qe-ka-shqiperia-quhe...

Janë konsiderata disi të pazakonta nga një ministër i Ekonomisë që presupozohet të jetë njeri shumë më i kursyer në fjalë të mira, e lëre më për lavde.

Comments

Submitted by Uliksi (not verified) on

Po ç'ministre ekonomie mund te jete kjo qe gjithe jeten ka vegjetuar neper shoqata e institute? Sa per mrekullimin qe ka per Ramen, i vjen me shume nga shtatshkurtesia dhe marrja e mendve kur ngre koken per te pare Ramen, siç bente edhe me Beqjen, kur ishte zevendesministria e tij.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Si mor i paska dijet te mendja. Dhe une qe kujtoja se i kishte ne bythe, se kam degjuar njerin qe thoshte "Papapa, sa i di bytha ketij kryeministrit tone".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.