Kosovë, gjimnazi “Sami Frashëri” merr emrin “Ahmet Gashi”

Postuar në 29 Tetor, 2016 18:43

Televizioni “Koha” në Kosovë raporton për një gjimnaz të cilit i është ndërruar emri. Dhe maturantët duket se nuk e pëlqejnë këtë ndryshim të ndodhur pa i pyetur ata. Fjala është për gjimanizn “Ahmet Gashi” që dikur, vetëm tre vjet më parë, mbante emrin “Sami Frashëri”.

“Ndonëse para tre vjetësh ishin regjistruar në Gjimnazin “Sami Frashëri”, këta maturantë do të dalin të diplomuar nga gjimnazi “Ahmet Gashi”. Ndryshimi i emrit ka ngjallur pakënaqësi te nxënësit e tjerë, të cilët thonë se është dashur të merret parasysh edhe mendimi i tyre”, shkruan “Koha”. Por kjo ka një arsye që lidhet me “numrin e madh të nxënësve”.

“Ministria e Arsimit qysh në vitin 2013 kishte marrë vendim që të bëhet ndarja e gjimnazeve për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe rritjes së cilësisë. Ndarja u bë këtë vit në realitet dhe gjimnazi “Sami Frashëri 2” mori emrin e historianit dhe gjeografit shqiptar “Ahmet Gashi”, vijon televizioni në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.