Pas kapjes së 1.2 tonëve në Krujë, del lajmi se FNSH-ja është në aksion kundër trafikut të kanabisit

Postuar në 19 Tetor, 2016 16:30

1.2 ton drogë të Artur Bushit u kapën sot falë punës së përbashkët të SHISH-it dhe Prokurorisë. Përgëzoj dhe falenderoj punonjësit me integritet dhe kurajo të këtyre dy institucioneve”. Kështu e komentoi Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, kapjen e një sasie të madhe kanabis në Krujë. Ky është rasti i dytë që kapja e sasive të drogës komentohet si një vepër e institucioneve që nuk kontrollohen nga qeveria. Adresimi i drogës te kreu i Bashkisë Krujë, është një lojë që sa njollos politikisht, aq edhe mund të ketë bazë vërtetësie duke stresuar një marrëdhënie informale mes policëve të përfshirë në trafik, ekzistencën e të cilëve e pranoi edhe ministri i Brendshën – dhe kultivuesve e trafikantëve. Është një lojë e rrezikshme ku qarkullon sasi e madhe paraje dhe ky duket se garancitë e një segmenti nuk vlejnë më edhe aq.

Ndoshta për këtë arsye sot publikohet lajmi se Ministria e Brendshme ka angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për luftën ndaj kanabisit.

Prej 15 ditësh Policia e shtetit ka vënë në zbatim planin operacional të patrullimit të kufirit bregdetar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Delta Forcë me qëllim parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike. Urdhri i drejtorit të përgjithshëm është vënë në zbatim në mbarë vendin, ndërsa Top Channel ndoqi nga afër një patrullim në Kepin e Rodonit, një zonë kjo ku muajt e fundit ka patur aktivitet të shtuar të tentativave të trafikimit të kanabisit përmes Adriatikut. Rreth 270 forca policore zhvillojnë çdo natë patrullime të ngjashme edhe në Patok, Seman, Rradhimë, Zvërnec, Sarandë, Himarë dhe Borsh, ndërsa gjatë natës për monitorimin e situatës, Forcat Speciale përdorin kamerat termike”, raporton Top-Channel. Ky është një realitet të cilin deri më sot autoritetet e kanë mohuar, duke ecur më tej me mburrjen se nga parcelat e monitoruara, 99.8 % e kanabisit në to është asgjësuar. Nga logjisitika e përdorur dhe nga angazhimi që shihet konfirmohet se kanabisi dhe trafikimi i tij janë problem shumë serioz. Dhe nuk është çudi që ditën kur zgjidhja e situatës të përkojë me vullentin politik për luftën ndaj tij, të kërkohet në terren ushtria. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.