Përplasja e pronarëve me qeverinë drejt Strasburgut nëse Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e ndryshuar të pronave

Postuar në 19 Tetor, 2016 10:42

Përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, teksa komenton mendimin që ka shprehur Komisioni i Venecias për Ligjin e Kompesimit të Pronave, të cilin kjo Shoqatë e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese thotë se ish-pronarët do t’i drejtohen Gjyjkatës së Strasburgut nëse ligji siç e ka miratuar qeveria mbetet në fuqi. Sipas tij ligji nuk i përgjigjet realitetit.

“Për çfarë proporcionaliteti bëhet fjalë, kur pronat e pronarëve shqiptarë janë ndarë falas nga shteti shqiptar me ligjin 7501, dhe po aq falas janë ndarë edhe në kuadrin e ligjit të Legalizimeve, dhe t’i thuash pronarëve që pronën tuaj jua kam dhënë dikujt tjetër falas, kështu që edhe pronën tendë nuk kam ndërmend ta jap? Të gjithë pronarët shqiptarë shikojnë që tokat e tyre i kanë marrë falas dhe i punojnë njerëz të tjerë, dhe qeveria shqiptare sot ngrihet dhe thotë që unë kaq mundësi kam e kaq të jap”

Vorpsi shpjegon se praktika e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut bie ndesh me klauzolën që qeveria ka futur në ligj për dësmshpërblimin e pronës sipas vlerës kur ajo është konfiskuar nga shteti.

“Në 4 vendime që ka dhënë Gjykata e Strasburgut, veçanërisht në çështjen “Sharra dhe të tjerë Kundër Shqipërisë”, në nëntor të vitit të kaluar, ky organ ka trajtuar në vendimmarrjen e saj edhe rastin që është përcaktuar në ligjin që është në fuqi sa i takon faktit, që dëmin monetar që është kërkuar nga qeveria shqiptare ne këtë vendimmarrje duhet të llogaritet duke pasur parasysh njohjen në kohën e konfiskimit nga shteti. Dhe vlerësimi (sipas kërkesës së qeverisë) nuk duhet të bazohet në legjislacionin e ndryshuar, ashtu siç është tani.

Gjykata ka thë në se përsërit parimin e saj të përcaktuar se dëmi pasuror që jepet në rastet e shpronësimit të paligjshëm duhet të korrespondojë me vlerën aktuale të pronës, dhe si shembuj janë përmendur edhe çështjet “Rumanescu kundër Rumanisë”, “Scordino kundër Italisë”, etj. Në vendimmarrjen e saj, në pikën 80 ka thënë: “Gjykata shqyrtoi edhe çështje të tjera dhe ka arritur në përfundimin që në rastet e shpronësimeve të tilla, si aplikimet e tanishme në lidhje me të cilën, autoriteti ka dhënë një kompensim në vend të kthimit të pronës, shuma e kompensimit do të korrespondojë me vlerën aktuale të pronës. Pra, atë klauzolë, të cilën qeveria shqiptare e ka formalizuar dhe në ligj, pikërisht këtë klauzolë qeveria shqiptare i ka kërkuar Gjykatës së Strasburgut dhe kjo e fundit ia ka rrëzuar. Pra, jemi ende përpara një situate shumë të komplikuar”-shprehet Vorpsi pwr gazetën Shekulli.

Ai i bën thirrje qeverisë të ndalë presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese për një ligj që deformon të drejtën e pronës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.